Rritje e pagave në sektorin publik në Gjermani

TË FUNDIT

Qeveria gjermane ka arritur marrëveshje me sindikatat e punëtorëve të sektorit publik në lidhje me pagat, me të cilin janë të mbuluara rreth 2.3 milion punëtorë në administratat lokale dhe federale.

Është rënë dakord që pagat më të ulëta të rriten për 4.5 për qind, ndërsa më të lartat për 3.2 për qind, kumtoi sindikata Verdi.

Kontrata, e cila parashikon edhe shpërblim të vetëm prej 600 eurosh për punëtorët dhe fonde shtesë për infermierët dhe të punësuarit në shtëpitë e pleqve, skadon në fund të vitit 2022.

Sipas përfaqësuesve të sindikatës, punonjësit në sektorin shëndetësor meritojnë rritje për shkak të rolit të tyre kryesor në luftimin e pandemisë së koronavirusit.

Banka Qendrore Evropiane po i monitoron nga afër bisedimet për rritjen e pagave në Gjermani, për shkak të rrezikimit të mundshëm të objektivit të inflacionit. ls/fab