Bastisje në Çegran, është gjetur drogë, dy persona janë privuar nga liria

TË FUNDIT

Pjesëtarë të policisë nga Sektori për Punë të Brendshme Tetovë, sot kanë kryer bastisje në shtëpinë dhe hapësirat ndihmëse të 32-vjeçarit A.B. nga Çegrani dhe gjatë bastisjes është gjetur dhe konfiskuar substancë pluhuri, një peshore digjitale dhe një thikë. Personat me iniciale A.B. dhe Z.B janë privuar nga liria dhe mbajt në SP-Gostivar për procedura të mëtejshme.