Plenkoviq: Situata me korona virusin është shumë serioze, të jemi përgjegjës

TË FUNDIT

Kryeministri kroat, Andrej Plenkoviq sot paralajmëroi për situatën serioze me koronavirusin në atë vend dhe sërish u bëri thirrje qytetarëve të jenë përgjegjës he të tregojnë fuqi mentale, sepse në të kundërtën numri i personave të infektuar do të jetë më i madh.

“Kemi edhe një ditë rekorde sot me 1.563 raste të reja dhe 13 të vdekur, që flet mjaft për seriozitetin e situatës në Kroaci, vendet fqinje, Evropë dhe në mbarë botën”, tha Plenkoviq.

Ai foli edhe për masat shtesë për ruajtje të vendeve të punës dhe për sot paralajmëroi mbledhje të Këshillit drejtues të Entit kroat për punësim.