Ekonomitë përreth botës në rënie të lirë, BPV-ja kineze me rritje prej 4,9%

TË FUNDIT

Ekonomia e dytë botërore sipas madhësisë, ajo kineze, u përshpejtua në kuartalin e tretë të vitit,  e ndihmuar nga rimëkëmbja e  konsumit  në fillim të vjeshtës,  ndërsa pas goditjes së shkaktuar nga koronavirusi në fillim të vitit, treguan sot të dhënat e publikuara zyrtare  të shërbimit statistikor kinez.

Enti kinez për statistikë kumtoi se BPV-ja kineze nga korriku deri në shtator është rritur për 4,9 për qind, klrahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Njëkohësisht një shumicë e madhe e vendeve në botë përjetojnë rënie ekonomike.

Në bazë të kuartalit, nga korriku deri në shtator, BPV-ja u rrit për 2,7 për qind, ndërsa në kuartalin e dytë ishte më e lartë për 11,5 për qind në krahasim me fillimin e vitit.

Në periudhën nga janari deri në shtator, aktivitetet janë për 0,7 për qind më të larta se sa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, transmetoi Indeks.hr.

Rimëkëmbja e ekonomisë kineze nga goditja e koronavirusit filloi herët në pranverë, ndërsa të dhënat e reja zbulojnë se ajo në fillim të vjeshtës është përhapur  edhe në konsum, sepse shitja me pakicë në shtator është rritur për 3,3 për qind në nivel vjetor dhe 0,5 për qind në gusht.

Prodhimtaria industriale në shtator është me rritje prej 6,9 për qind, pas rritjes prej 5,6 për qind në muajin paraprak.

Investimet e kompanive gjithashtu, tregojnë shenja  të rimëkëmbjes,  ashtu që investimet  në kapital bazë  në dhjetë muajt e parë  janë më të larta për 0,8 për qind se sa në periudhën e njëjtë të vitit 2019, ndërsa në tetë muajt e parë  ishin më të ulëta për 0,3 për qind.

Sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), ekonomia kineze do të jetë e vetmja në grupin e ekonomive të mëdha që shënoi shkallë pozitive të rritjes prej 1,9 për qind. sa/