KLOPP E PËRSËRIT: COUTINHO NUK ËSHTË NË SHITJE

420
0
SHPËRNDAJE

Trajneri gjerman nuk dëshiron largimin e yllit të Liverpoolit Philippe Coutinho po kërkohet me ngulm nga Barcelona, që e sheh atë si zëvendësuesin ideal të Neymar, i cili pritet të transferohet te Paris Saint-Germain.Mirëpo, Liverpooli ka refuzuar ofertën e ‘Blaugranave’ prej 80 milionë eurosh duke ua bërë me dije që nuk duan ta shesin lojtarin.

Këto fjalë i ka thënë edhe Jurgen Klopp në konferencë për media. “Coutinho nuk është në shitje”, ka theksuar Klopp. “Fjala ‘nuk është’ do të thotë se nuk ka vend për interpretime të tjera”, u ka thënë ai gazetarëve. Mbetet të shihet nëse Barcelona do të insistojë sërish për Coutinhon, apo do të heq dorë përfundimisht nga ai, pas fjalëve të Klopp.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU