PROTESTË PËR TË DREJTAT E GRAVE NË STAMBOLL

567
0
SHPËRNDAJE

Disa qindra persona, shumica e të cilëve gra, dje morën pjesë në marshin protestues nëpër rrugët e Stambollit, me çka e shprehën pakënaqësinë e tyre nga shkelja e të drejtave të grave, dhunën ndaj tyre nga ana e burrave dhe presioneve për t’u veshur në mënyrë “më konservative”.

Marshi, i mbajtur nën moton “Mos m’u przieni në atë se si vishem”, filloi në lagjen Kadiokoj në pjesën aziatike të Stambollit.

Disa nga pjesëmarrëset në protestë në duar mbanin varëse në të cilat kishte pantollona të shkurtëra, për të cilat disa burra mendojnë se janë veshje joadekuate për gratë.

Pjesëmarrësit në marsh brohoritnin “Nuk do të nënshtrohemi”, “Nuk do të na detyroni të heshtim”, “Nuk do të lejojmë të na frikësojnë” dhe “Do t’ia arrijmë me rezistencë”.

Disa nga pjesëmarrësit në protestë deklaruan se gjithnjë e më shpesh ka raste të dhunës psiqike dhe fizike ndaj grave, për shkak të mënyrës në të cilën vishen.

Stambolli me vite konsiderohej si qytet liberal lidhur me veshjen e grave, por nga përforcimi i pushtetit të Partisë islamiste konservatore Partia e Drejtësisë dhe Zhvillimit (AKP) e presidentit nRexhep Taip Erdogan, u prëforcua presioni ndaj grave që të vishen në mënyrë më konservative dhe në pajtim me traditat islame.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU