Karantinë prej 14 ditëve për të gjithë që udhëtojnë nga Italia në Britani

TË FUNDIT

Shitja e alkoolit në parlamentin britanik do të ndalohet si pjesë e masave të reja kundër koronavirusit, që do të hyjë në fuqi në shtet prej nesër.

Nga e shtuna nuk do të mund të blihen pije alkoolike në lokalet e Dhomës së Ulët, publikoi kryetari i saj Lindzi Hojl. Ai përkujtoi se pabet në disa zona të mëdha do të mbyllen dhe komenton se kjo gjendje është e drejtë që deputetë të mos munden të blejnë alkool.

Pas karantinës së parë kombëtare në Britani të Madhe për shkak të koronavirusit në fillim të këtij viti, Dhoma e Ulët i propozoi takimet e veta.

Megjithatë, rregullat për mbajtjen e distancës fizike e kufizojnë numrin e deputetëve të cilët munden njëkohësisht të jenë të pranishëm në sallë.

Ndërkohë, Britania e Madhe vendsi karantinë dyjavore për udhëtarët të cilët mbërrijnë nga Italia. Masa, e cila do të hyjë në fuqi të dielën, dhe ka të bëjë edhe për udhëtarët nga Vatikani dhe San Marino. Ata të cilët nuk e respektojnë karantinën do të gjobiten deri në 10.000 funta (11.000 euro).

Britania është vendi më i prekur në Evropë nga koronavirusi, me më shumë se 43.000 raste të vdekjeve. Italia është në vendin e dytë në statistikën e zezë të kontinentit, me mbi 36.000 raste të vdekjeve.

Kohëve të fundit, numri i infektimeve të reja në të dyja shtetet ka filluar të rritet ndjeshëm, duke i detyruar ata sërish t’i përforcojnë masat kundër koronavirusit.