OBSH: Të rinjtë e shëndetshëm duhet të presin deri në vitin 2022 për vaksinim nga Covid-19

TË FUNDIT

Shkencëtarja kryesore e Organizatës Botërore Shëndetësore (OBSH), Sumja Svaminatan, deklaroi se është e vogël mundësia për vaksinim të shpejtë dhe masiv kundër koronavirusit të ri.

Ajo tha se shumica nuk pajtohet se fillimisht duhet të vaksinohen punonjësit shëndetësorë e madje edhe me ta duhet të përcaktohet se kush është me rrezik më të madh ndërsa më pas në radhë vijnë personat më të moshuar për vaksinën.

“Një i ri i shëndetshëm mbase do të duhet të presë deri në vitin 2022”, tha Svaminanatan.

Ai paralajmëroi se edhe krahas asaj që numri i rasteve të vdekjes nga koronavirusi është zvogëluar në nivel global, po rritet numri i pacientëve të cilët janë vendosur në repartet e kujdesit intensiv.