Shekerinska: Nga aleatët tanë, duke e pe përfshirë edhe Bullgarinë, presim të ndihmojnë e jo të sprapsin

TË FUNDIT

Nga aleatët tanë, duke e përfshirë edhe Bullgarinë, presim të ndihmojnë, e jo të sprapsin, deklaroi pasdite ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska si përgjigje e deklaratës së kolegut të saj bullgar Krasimir karakaçanov se bullgaria nuk është kundër, por mendon se nuk është koha për mbajtjen e konferencës ndërqeveritare për fillimin e negociatave aderuese të Maqedonisë së Veriut në BE.

Deklaratat e tilla, konsideron Shekerinska, nuk ndihmojnë dhe nuk janë në frymën e Marrëveshjes për fqinjësi të mirë me Bullgarinë.

“Nëse kemi mësuar diçka në këto 30 vite turbulente ballkanike është se emocionet nuk janë aleat të mirë në zgjidhjen e çështjeve bilaterale. Ne treguam se me këta fqinj tanë mund të jemi miq. Treguam edhe se jemi të gatshëm të investojmë në një lidhje të tillë aleate dhe do të vazhdojmë të ndërtojmë edhe më tej një politikë të tillë. Presim që aleatët tanë dhe miqtë tanë t’i ndihmojnë rajonit, e jo ta sprapsin. Mënyra e vetme që t’i ndihmojmë këtij rajoni është që t’i japim shans që të ketë një të ardhme më të mirë dhe evropiane”, ka thënë Shekerinska në konferencën për shtyp.

Tani, thotë Shekerinska, është momenti kur shihet sa me të vërtetë duam të ndërtojmë marrëdhënie të mira fqinjësore. Ne, shtoi, testin tonë e kaluam./MIA