Spasovski: Policia mbrojtëse dhe partnere e qytetarëve

TË FUNDIT

Policia është mbrojtëse dhe partnere e qytetarëve, e të gjithë qytetarëve pa dallim të përkatësisë së tyre etnike dhe partiake, gjinisë, orientimit seksual, prejardhjes sociale, arsimit, gjuhës, religjionit, statusit pronësor ose shoqëror, bindjes politike, theksoi ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski në konferencën e tij të parë për shtyp pasi u kthye në këtë funksion.

Paralajmëroi se vazhdojnë me implementimin e strategjive që i kanë përgatitur në periudhën e fundit dhe të cilët duhet të kontribuojnë për punë më efikase të policisë së Maqedonisë së Veriut.

“Kuptohet, rezultatet e mira të policisë vijnë me punë të nëpunësve të motivuar policorë të cilëve vazhdimisht ua përmirësojmë dhe do t’ua përmirësojmë kushtet për punë, ndërsa këtë duhet ta bëjmë në mënyrë edhe më intensive në periudhën në vijim”, ka thënë Spasovski.

Ai informoi se vazhdohet edhe me rinovimnin dhe rikonstruimin e objekteve policore, por edhe me ndërtimin e objekteve të reja dhe furnizimin e uniformave të reja. Në fazën në vijim, theksoi Spasovski, është edhe ndërtimi i ndërtesës së krim teknikës me laborator bashkëkohor të forrenzikës, me çka do të ndikohet edhe në shpejtësinë e procedurave. Qytetarët, tha, me të drejtë presin metoda bashkëkohore të veprimit të policisë, adekuatë të atyre në vendet bashkëkohore.

MPB-ja në bashkëpunim me MM-në dhe MIA-n do t’i vazhdojë reformat edhe në sferën e sajber sigurisë, ndërsa në bashkëpunim me institucionet tjera dhe luftën pakompromis kundër krimit dhe korrupsionit.

“Po vjen koha e rendit, drejtësisë dhe disiplinës. Ligjet janë sjell dhe tani është koha për zbatimin e tyre të shpejtë. Qeveria do të jetë partner i të gjithë aktorëve në pushtetin ligjvënës, ekzekutiv dhe gjyqësor, si dhe shoqërinë civile, mediumet dhe grupet në interes të të cilëve duan të kontribuojnë ndaj ndërtimit të sistemit të drejtësisë, që do t’u shërbejë qytetarëve dhe shtetit”, ka thënë ministri Spasovski.

Republika e Maqedonisë së Veriut, potencon Spasovski, mori qeveri të re të vogël efikas dhe të përgjegjshme që të punojë me përkushtim në dobi të qytetarëve dhe të shtetit.

“Me formimin e Qeverisë e kompletojmë sistemin e institucioneve efikase dhe të ngjashme me kapacitet të plotë dhe legjitimitet, të cilët në mënyrë efikase do të punojnë në tejkalimin e pasojave dhe sfidave të shkaktuara me koronakrizën, që është motiv shtesë për të punuar dyfish më shumë edhe atë që është e mundur me më pak pasoja”, theksoi ministri Spasovski dhe shtoi mes tjerash se pret të vazhdojë edhe bashkëpunimi me mediumet./MIA