A e ndihmuan vauçerat turizmin vendor? Hotelierët: 70% të mysafirëve i kemi me kartela turistike

TË FUNDIT

Objektet hotelierike në vend prej se u shfaq koronavirusi qëndruan të mbyllur për disa muaj. Por pak para sezonit veror ata u rihapën me protokolle të veçanta.

Tv21 në fillimit të sezonit veror vizitoi disa hotelierë të dëshpëruar nga mungesa e turistëve por tani në fund të këtij sezoni veror si duket gjërat kanë ndryshuar.

Qeveria e Maqedonisë për personat më të ardhura minimale vendosi që të ndajë vauçerë turistik, të cilët mund të shfrytëzohen vetëm në vendet turistike të vendit, dhe kjo ka bërë që hotelierët e vendit të shpëtojnë për këtë sezon.

Ilçe Dimitriveski, menaxher i hoteli në Ohër tha se pasi që kufijtë janë mbyllur dhe vauçerat e qeverisë na ndihmuan që një pjesë të sezonit ta shpëtojmë sepse qytetarët e Maqedonisë për pushime këtë vit kanë qëndruar në Ohër dhe Strugë. Ai tha se 70% të mysafirëve këtë verë i kanë pasur me vauçera për turizëm.

“Kemi mysafirë të mjaftueshëm më vauçera turistik, ja të them që mund të shpëtojnë një pjesë të sezonit sepse nuk i kemi më ata të agjencive të jashtme me tur operatorët, grupet nga Polonia, Holanda dhe Grupet Ruse. Kështu që për këtë periudhë tani për tani ne jemi të kënaqur nga masa që e solli qeveria”, tha Ilçe Dimitriveski , menaxher i një hoteli në Ohër.

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi tha se këto vauçerë përveç që kanë ndihmuar turizmin në vend ata gjithashtu u kanë dhënë mundësi familjeve me të ardhura të ulëta të bëjnë pushim veror.

“Mbi 25 mijë  janë shfrytëzuar nga ana e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut në objekte hotelierike në kuadër të RMV-së me siguri që kjo e  ka ndihmuar sektorin e turizmit në përgjithësi dhe njëkohësisht u ka ndihmuar qytetarëve tanë me të ardhura të ulëta që edhe ata të kenë mundësi që të kalojnë pushimet verore”, pohon Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

Ministria e Ekonomisë ka ndarë 115,000 mijë vauçerë turistik në vlerë prej 6000 denarëve për personat që kanë të hyra minimale dhe afati për shfrytëzim është deri më 15 dhjetor.