​Suarez afër kalimit në Juventus

TË FUNDIT

Sulmuesi i Barcelonës, Luis Suarez është afër kalimit në Juventus. Sipas faqes së internetit të gazetarit Xhanluka Di Marcio, klubi i Torinos është dakorduar për kushte personale me uruguanin.

Spekulohet se kampioni italian Suarezit i ka ofruar 10 milionë euro në vit pagë plus shpërblime  për tre sezonet e ardhshme.

Paraprakisht në media është paraqitur informacion se trajneri i ri i katalonasve, Ronald Kuman nuk e sheh  uruguanin  33 vjeçar në ekip.

Sezonin e kaluar sulmuesi ka luajtur 36 ndeshje për Barcelonën, ka mbërritur 21 gola dhe ka bërë 10 asistime.