Filipçe: Çerdhet mund të hapen në shtator, pritet vendimi i Qeverisë

TË FUNDIT

Sipas ministrit të Shëndetësisë Venko Filipçe çerdhet mund të hapen në muajin shtator. Thotë se përgatitjet janë gati, por pritet propozimi nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale që vendimi final të merret në seancë qeveritare.

“Sa i takon fillimit me punë të çerdheve, pritet që në seancë qeveritare të sillet vendim adekuat me propozim nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale për datën e saktë për nisjen me punë. Tash e kam të rëndë ta them, por megjithatë vlerësoj se mund të fillojnë në muajin shtator”, theksoi Filipçe.