Mund të rikthehet ora policore në vjeshtë

TË FUNDIT

Rikthim i masave restriktive gjegjësit ora policore, mbyllja e objekteve hotelerike, ndalesë për tubime, në disa prej qyteteve ku numri i të infektuarëve është më i lartë. Këtë e paralajmëroi  ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe në prag të hyrjes në stinën e vjeshtës ku edhe gripet sezonale janë të pranishme.

“Sistemi shëndetësor përgatitet për skenare të këqia me shumë pacientë, por shpresoj se njerëzit do të vetëdijësohen dhe se do t’i respektojnë masat parandaluese dhe nuk do të kemi skenar të tillë. Kemi plan për restriksione plotësuese në pajtim me disa masa, do ta promovojmë së shpejti. Kjo do të thotë restriksione shtesë në rajonet ku ka paraqitje të një numri të madh të pacientëve ose është rrezik potencial”, deklaroi Filipçe.

Ndryshe në 24 orët e fundit numri i të infektuarve është 87 prej 1156 teste të bëra. 5 persona kanë ndërruar jetë, ndërsa 51 persona janë shëruar.

Shkup-34, Gostivar-20, Kumanovë-13, Tetovë-8, Kavadar-4, , Kërçovë-3, Strumicë-2, Berovë-1, Strugë-1, Manastir-1. Jetën e kanë humbur pesë persona, tre pacientë nga Shkupi, të moshës 49, 74 dhe 72 vjeçe, një pacient nga Struga në moshën 53 vjeçe dhe një pacient nga Berova në moshën 57 vjeçe.

Prej komunave të Shkupit Çairi ka 142 të infektuar, Gazi Baba 126, Aerodromi 124 dhe Karposhi 102, komunat tjera numrin e të infektuarve e kan dyshifror.

Nga fillimi i epidemisë në vendit tonë janë diagnostikuar 12.739 persona me koronavirus, numri i pacientëve të shëruar është 9.174, numri i vdekjeve është 544, dhe aktualisht numri i rasteve aktive në vend është 3.021.