Kryeministri sllovak e mbijetoi votimin për mosbesim

TË FUNDIT

Kryeministri sllovak, Igor Matoviç e mbijetoi votimin për mosbesim për shkak të akuzave për plagjiaturë të punimit të diplomës.

Nga 125 deputetë të pranishëm, vetëm 47 votuan për mosbesim ndaj Matoviçit.

Rezultati nga votimi ishte i pritshëm, duke pasur parasysh se koalicioni të cilin e udhëheqë kryeministri sllovak ka shumicën në Parlament.

Opozita kërkon votim për mosbesim pasi që në mediume u paraqitën thënie se  Matoviç ka kryer plagjiaturë në një pejsë të madhe të punimit të diplomës për ndikimin e sistemit tatimor të ndërmarrjeve në Universitetin Komenski në Bratisllavë në vitin 1998.

Kryeministri sllovak lidhur me akuzat e tilla deklaroi se nuk është i njoftuar se ka bërë diçka të keqe. Ai pranoi se nuk u ka kushtuar shumë vëmendje studimeve të tij në Fakultetin për menaxhment gjatë dy viteve të fundit, duke pasur parasysh se në atë periudhë tashmë kishte pasur shtëpinë e vet edituese.