“Shkupin 2014” do ta heqim pjesë-pjesë, Bogdanoviq prezanton planin urbanistik

TË FUNDIT

Po mundohen të marrin vesh se çfarë po thonë brenda.

Në ndërtesën ku po mbahet prezantimi publik i planit të detajuar urbanistik në Komunën Qendër, këto qytetarë mbetën jashtë, për shkak se nuk kishte vend të futeshin brenda.  

Një qytetar ka ardhur për hallin e vet. Thotë se para shtëpisë së tij është ndërtuar ndërtesë që po i zë të gjithë diellin.

 “Përballë meje unë kam një kat dhe kulm, ndërsa ai ndërton përdhesë dhe katër kate, ku unë diell asnjëherë mos të shoh. E dini se nga një kat dhe kulm, në përdhesë dhe katër kate ku mund të bëjë edhe nënkulm”, tha një qytetar.

Ky qytetar nuk është i vetëm që është ankuar por se sipas tij ka edhe të tjerë që ankohen.

 “Të përsëritet procedura të na shpjegojë Bogdanoviq ja edhe 29 nënshkrime të peticionit.

Por këto presona janë në punë”, shtoi një qytetar tjetër.

Edhe një qytetar tjetër kishte ardhur për të dëgjuar se çfarë po ndodh.

 “Për atë se më ka revoltuar deklaratat për Unazën e Vogël ja edhe me sytë e mi e pash. Tani thotë kryetari që në Qendër ato ndërtime asesi nuk mund të ndalen, mundet që në disa kushte të ndalet”, theksoi një qytetar.

Në pjesën e planit të detajuar urbanistik të propozuar për Unazën e Vogël në Komunën Qendër që është paraqitur sot, kudo që ka pasur monumente të pa ndërtuara, ato janë fshirë dhe në vend të tyre është parashikuar gjelbërimi. Kudo ku ka pasur ndërtesa A2 të destinuara për strehim në planin e mëparshëm, ato u ricaktuan për kulturë tha Bogdanoviq.

 “Një shembull të thjeshtë, disa prej objekteve që janë pjesë e Shkupit 2014, posaçërisht në unazën e vogël në atë kohë janë të shpallura në interes të veçantë. Kur ishte lufta për QTQ e dini që përveç referendumit me të drejtë ishte i pasuksesshëm ku mbi 90% e qytetarëve nga ato 40% që dolën për të votuar treguan se ishin kundër”, deklaroi Sasha Bogdanoviq nga Komuna Qendër.

Bogdanoviq tha që plani që po prezantojmë dhe punojmë sot, është që të heqin pak nga pak nga projekti i Shkupit 2014.

Dje, Shoqata e Arkitektëve të Maqedonisë kërkoi tërheqjen dhe përpunimin e planit të detajuar urbanistik dhe heqjen nga ajo të pjesëve të diskutueshme të projektit “Shkupi 2014”.