Të premten dhe të shtunën vranësira jostabile me shi lokal të rrëmbyeshëm

TË FUNDIT

Vranësira jostabile me shi lokal të rrëmbyeshëm, bubullimë dhe erë e përforcuar, paralajmërojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike për të premten dhe të shtunën pasdite.

Në fillim të javës së ardhshme pritet mot shumë i nxehtë.

Moti sot do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare lokale. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare në drejtim verior, pasdite në pjesët veriore herë pas here do të përforcohet. Temperatura maksimale do të jetë në interval prej 29 deri 37 gradë Celsius.

Në Shkup moti me diell me vranësira të lehta deri në mesatare, ndërsa pasdite herë pas here edhe erë e përforcuar në drejtim verior./MIA