LSDM: Ne do ta drejtojmë Qeverinë. Pas 2 gushtit hyjmë në proces të përcaktimit të koalicionit

TË FUNDIT

Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë, që udhëheq koalicionin “Mundemi”, fitues i zgjedhjeve, ka bërë të ditur se pas 2 gushtit, ditës së Ilindenit, do të fillojnë procesin për formimin e qeverisë që do ta udhëheqin ata.

“Duke pasur parasysh periudhën e kaluar të mbushur me krizën e koronavirusit, LSDM-ja përpiqet këto ditë deri dhe rreth Ilindenit qytetarët të mund të marrin frymë nga aktivitetet politike të partive. Pas Ilindenit, në pajtim me afatet ligjore, hyjmë në një proces të përcaktimit të koalicionit qeveritar të udhëhequr nga LSDM-ja” shkruhet në njoftimin e socialdemokratëve, përcjell TV21.

Shkruajnë po ashtu se “afatet ligjore do të ruhen plotësisht, shteti do të ketë institucione funksionale dhe legjitime”. Më tej shtojnë se mandati për përbërjen e qeverisë së ardhshme është te Zoran Zaevi, që siç shprehen, do të jetë kryeministri i ardhshëm i Republikës së Maqedonisë së Veriut./TV21