Kryeministri i ri francez premtoi 7.5 miliardë euro për të punësuarit në spitale

TË FUNDIT

Kryeministri i ri francez, Zhan Kasteks deklaroi mbrëmë se Qeveria e tij do të ndajë 7,5 miliardë euro për rritje të rrogave për të punësuarit në spitale.

“Insistova vendet e punës të jenë në qendër të bisedimeve”, kumtoi Kasteks në Tuiter pas bisedimeve me sindikatat, punonjësit spitalorë dhe Qeverisë, që filluan pra rikosntruimit të Qeverisë të hënën.

Edhe pse Franca ka një nga sistemet më të mira shëndetësore në botë, të punësuarit në spitale kërkuan më shumë para, vende të punë dhe pajisje në dhjetë vitet e fundit me qëllim që sa më mirë t’u përgjigjet nevojave.

Pandemia e koronavirusit akoma më shumë e ngarkoi sistemin, ndërsa spitalet ishin në skaj të stërngarkimit në këtë vit.