Kurti: Zgjedhjet janë zgjidhja e vetme

TË FUNDIT

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka thënë zgjedhjet janë zgjidhja e vetme si për shëndetin e qytetarëve, ashtu edhe për shëndetin e demokracisë dhe të shtetit.

Këtë Kurti e ka thënë në mbledhjen e 40-të të Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje.

“Të dashur anëtarë të Lëvizjes VETËVENDOSJE! Neve na don populli, kurse ata e duan njëri-tjetrin. Dikur e kanë frikësuar popullin, tash po i frikësohen zgjedhjeve. E zgjedhjet janë zgjidhja edhe për shëndetin e qytetarëve, edhe për shëndetin e demokracisë, edhe për shëndetin e shtetit”, ka thënë ndër të tjera ish kryeministri Albin Kurti.

Në këtë takim Kurti fillimisht ka folur për pandeminë dhe ka bërë thirrje te qytetarët e Kosovës që të respektojnë masat mbrojtëse për të shpëtuar jetën e tyre dhe të dashurve të tyre. Gjithashtu Kurti ka shprehur ngushëllime për familjarët që humbën të dashurit e tyre nga koronavirusi, si dhe u ka uruar shërim të shpejtë të gjithë atyre të cilët po luftojnë me këtë virus vdekjeprurës. /21Media