Apel për shfrytëzim racional të ujit. Shmangni ujitjen e kopshteve dhe fushave

TË FUNDIT

Ndërmarrja publike “Ujësjellësi dhe kanalizimi” apelon deri tek shkupjanët në mënyrë racionale dhe me kujdes ta shfrytëzojnë ujin në ditët me temperatura ekstreme të larta. Veçanërisht të shmanget shpenzimi i panevojshëm i ujit për ujitjen e kopshteve dhe fushave.

“Në bazë të të dhënave nga ana e Drejtorisë për punë hidormeteorologjike, si dhe temperaturat e lara të cilat këto ditë arrijnë edhe mbi 30 gradë, apelojmë deri tek qytetarët e Shkupit për shfrytëzim racional dhe përdorim të ujit, gjegjësisht që të shmanget ujitja e sipërfaqeve më të mëdha dhe shpenzimi i panevojshëm i ujit gjatë ditëve të ngrohta”, theksojnë nga NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi”. /MIA