Zaev nga Strumica: Me LSDM-në e ardhmja e Maqedonisë është e sigurt

TË FUNDIT

Kreu i LSDM-së dhe bartës  i listës së Koalicionit “Mundemi”, në njësinë zgjedhore numër 4, Zoran Zaev, sot me deklaratë për mediat në Strumicë e filloi fushatën  për zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare që duhet të mbahen më 15 korrik.

“Në tre vitet e fundit shtetin e vendosëm  në rrugë të drejtë,  në rrugën e cila çon përpara në NATO dhe BE, rrugë e cila sjell   përparim të qartë dhe jetë më të mirë. Nga ekonomia në minus të tillë siç e trashëguam sot  kemi ekonomi  zhvillimore stabile me shkallë të përhershme të rritjes,  ekonomi në të cilën  pagat rriten në të gjitha sektoret, ndërsa papunësia zvogëlohet. Kemi ekonomi e cila qëndron  drejtë para  krizës të cilën e shkaktoi  koronavirusi. Me masa të shpejta ekonomike  shpëtuam  mijëra vende pune. E ndihmojmë  konsumin privat dhe fuqinë blerëse të qytetarëve me të ardhura më të ulëta. Kjo mundëson shans për transformim  të shpejtë dhe efikas të ekonomisë sonë”, theksoi kryetari i LSDM-së.

Shtoi se tani është koha për nisma të reja,  për punë dhe suksese  në të cilat obligohen.

“Kemi plan, kemi model për ballafaqim të suksesshëm me pasojat e korona krizës. Për rritje ekonomike ende më të fuqishme, për institucione më përgjegjëse. Përgatitëm masa  të cilat sjellin drejtësi dhe disiplinë. Ndërtojmë shtet për jetë dinjitoze  për të gjithë. Investojmë në shëndetësinë e Maqedonisë për kujdes ende më të madh  për shëndetin e qytetarëve. Krijojmë  vend  për njerëz të lirë dhe të përgjegjshëm shtet i cili i zgjidh problemet  në mënyrë të drejtë dhe efikase, shtet i cili siguron  respektim të ligjeve dhe  ndëshkim joselektiv për krimin”, nënvizoi Zaev.

Potencoi se është realizuar  interes i lartë strategjik me inkuadrimin në BE, nërsa vendi fillon  negociata për anëtarësim në BE.

“Tani e dimë, jemi të sigurt se mundemi. Ajo sjell të ardhme të sigurt për të gjithë ne dhe për fëmijët tanë dhe zhvillim të garantuar të shpejtë  ekonomik. Me LSDM-në  e ardhmja e Maqedonisë  është e sigurt”, tha lideri i LSDM-së.

“Për atë më 15 korrik secili nga ne  ka zgjedhje të qartë,  siguri ose rrezik. Përpara ose prapa. Unë e di por e dinë edhe qytetarët  se nuk ka kthim prapa”, tha kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev.

Ai së bashku me një pjesë të kandidatëve për deputetë në njësinë zgjedhore numër 4, sot do të realizojë takime  me shumë kategori të qytetarëve,  ndërsa sonte duhet të mbajë  tribunë qytetare./MIA