Facebook dhuron 200 milionë dollarë për bizneset e afro-amerikanëve

TË FUNDIT

Themeluesi dhe drejtori ekzekutiv i Fejsbukut, Mark Zakerberg njoftoi në fillim të këtij muaji se kompania e tij do të dhurojë 10 milionë dollarë amerikan për grupet që merren me çështje lidhur me drejtësinë racore.

Nisma ka shkaktuar ortek donacionesh dhe që prej atëherë “Ejpëll” ka dhuruar 100 milionë dollarë për të promovuar barazinë racore, “Gugëll” ka njoftuar se do të dhurojë 175 milionë dollarë dhe “JuTjub” me 100 milionë dollarë tjerë, shkruan “Engagjet” (Engadget).

Zakerberg tani paralajmëroi donacion të ri prej 200 milionë dollarësh për të mbështetur kompanitë që udhëhiqen nga afro-amerikanët. Prej atyre 200 milionë dollarë, 25 milionë dollarë do të jenë për përmbajtje në lidhje me temën, ndërsa 75 milionë dollarë në para të gatshme dhe kredi për reklamim në Facebook do t’u shpërndahen pronarëve të kompanive dhe organizatave jofitimprurësve, që u shërbejnë komuniteteve afro-amerikane.

Ndërkaq, 100 milionë dollarët e mbetur do të përdoren për të mbështetur furnizuesit. E gjithë kjo është pjesë e qëllimit më të gjerë të Fejsbukut për të shpenzuar të paktën një miliard dollarë në vit për të mbështetur furnizuesit e ndryshëm.

Fejsbuk po punon gjithashtu për përmbajtje të reja brenda rrjetit social të quajtur “Lift Black Voices”, ku do të publikohen histori rreth afro-amerikanët, do të ndahen materiale edukative dhe të tjerët do të inkurajohen të bëjnë dhurime. Kompania gjithashtu planifikon të sigurojë trajnime falas për afro-amerikanët përmes programit të quajtur “Elevate”, i cili përfshin 100.000 bursa për studentët afro-amerikanë në programin e tyre për “Fejsbuk plan”./MIA