Faqe 4164

0

Ish futbollistët që dikur mahnitnin gjithë shqiptarët, kanë zbritur në tempullin e futbollit kryeqytetas në një ndeshje revyale për të sprovuar forcat me veteranët e futbollit “Dardania” nga Llozana e Zvicrës, skuadër kjo që garën në ligën e veteranëve të Zvicrës.

Ndonëse, tani krejt ndryshe nga forma e tyre e dikurshme, megjithatë, veteranët tonë u angazhuan mjaft shumë, edhe pse në fund ishin mysafirët nga Lozana që fituan ndeshjen, me rezultat 3-5.

Miqësorja mes këtyre dy skuadrave, e cila u zhvillua para një numri të vogël shikuesish, dha një lojë të kënaqshme, dhe duket se veteranët akoma nuk e kanë harruar zejen e dikurshme.

Muharrem Sahiti, Eroll Salihu, Isa Sadriu, Sunaj e Suad Keçi, Genc Hoxha, Besnik Kollari, Ramiz Krasniqi, Adil Vokrri më shokë sprovuan forcat me ekipin Dardania nga Lozana, skuadër në të cilën në terren zbritën disa ish futbollistë që kanë bërë karrierë në Zvicër, si

Muhamet Uka, Fatmir Berisha, Luan Hoxha, Shaban Qetaj, Osman Sadiku, Pleurat Sedllari, madje, ky i fundit shënoi het-trik në fitoren e skuadrës së tij, ndërsa për mysafirët shënuan edhe: Sami Haxha e Mentor Gashi, kurse për veteranët e Kosovës shënuan: Muharrem Sahiti, Sunaj Keçi e Eroll Salihu.

Autori i tre golave për Dardanin, Pleurat Sedllari tha se është i kënaqur që kishte rastin të ishte pjesë e kësaj ndeshje futbollistike revyale. Ai tha se ka qenë ëndërr e skuadrës së tij të luajë kundër ish yjeve si Vokrri, Sahiti e të tjerëve. Sedllari thotë se skuadra e tij është pjesë e ligës aktive të veteranëve që zhvillohet në Zvicër.

0

Fjalë të mira nuk ka edhe për shoqërueset e saj backvokaliste, të cilët shpesh nuk duken në akordim me të.
Para pak minutash këngëtarja shqiptare Elhaida Dani ka bërë provën e saj të dytë gjenerale përpara se të ngjitet të martën në skenën e Eurosong Contest 2015.

Sot të gjitha këngët pjesëmarrëse kanë bërë provat e dyta, derisa Elhaida ka shkëlqyer me notën e saj të cilën shumë njerëz ishin skeptikë se ajo do ta realizonte. Fjalë të mira nuk ka edhe për shoqërueset e saj backvokaliste, të cilët shpesh nuk duken në akordim me të,transmeton kultplus.com
Elhaida do të këndojë në Eurovizion këtë të marte, e 14-ta në radhë, duke provuar kështu fatin e saj për në finale.

0

Përfaqësues i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës Federale të Gjermanisë, përgjegjës për Evropën Juglindore, Turqinë dhe vendet e EFTA-s, Ernst Reichle, me rastin e vizitës së tij në Shkup, pas takimeve me përfaqësuesit e drejtuesve të Qeverisë dhe opozitës, në një deklaratë për shtyp tha se në këtë kohë kur vendi është në një krizë të thellë politike vizita e tij shërben për të informuar se Gjermania fuqishëm kujdeset për Maqedoninë, raporton Anadolu Agency (AA).

Reichel u takua me liderin e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, liderin e Lidhjes Social Demokratike të Maqedonisë (LSDM), Zoran Zaev, ministrin e Punëve të Jashtme, Nikolla Poposki dhe me zv. Kryeministri për Çështje Evropiane, Fatmir Besimi.

Ai duke theksuar se Gjermania rikonfirmon angazhimin e saj për të mbështetur vendin në rrugën e saj drejt NATO-s dhe BE-së, shtoi se: “Ne jemi shumë të shqetësuar nga ngjarjet e fundit në Kumanovë, nga dhuna që ka ndodhur atje. Shpresojmë që kjo nuk do të shkaktojë tensione në marrëdhëniet ndëretnike”.

Sipas tij, dorëheqjet e ministrave të Qeverisë dhe të shefit të Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim mund të jenë hapa të rëndësishme për kthimin e besueshmërisë së publikut dhe për adresimin e problemeve themelore të cilat tashmë janë bërë të qarta, pasi që siç thotë ai, kjo mund të realizohet, mirëpo duhet të merren hapa të mëtejshme.

Në lidhje me protestat e paralajmëruara të opozitës për më datë 17 maj dhe të pozitës për me datë 18 maj, Reichel tha se Gjermania u jep mbështetje të plotë qytetarëve për të drejtën themelore demokratike, protesta në mënyrë paqësore.

0

Lideri i LSDM-së opozitare, Zoran Zaev të premten paralajmëroi se disa mijëra qytetar janë të përgatitur që të qëndrojnë para qeverisë pas përfundimit të protestës së opozitës të caktuar për këtë të diele, përderisa Nikolla Gruevski nuk jep dorëheqje, transmeton zhurnal.mk

“Rreth 4.600 aktivist me vet iniciativë vendosën që ta informojnë opozitën se duan që të flenë para qeverisë dhe në vazhdimësi të ketë protesta.

Duke e ditur se nuk jemi organizatorët e vetëm të kësaj proteste, vendimi është se ngelim deri në fund, derisa Gruevski nuk jep dorëheqje.

Do t`i sigurojmë resurset e nevojshme në pajtueshmëri me mundësitë e tona dhe kjo gjë vazhdon të realizohet qetë”, tha ndërmjet tjerash Zaevi, transmeton zhurnal.mk

0

Disa nga zyrtarët kosovarë kanë vizituar sot të burgosurit në Shutkë. Në mesin e tyre si që mëson Aktuale.mk ka qenë edhe ambasadori i Kosovës në Shkup, Ylber Hysa i cili ka vizituar këto të burgosur, në mesin e tyre edhe Sami Ukshinin-Sokolin.
Ministria e punëve të Jashtme e Kosovës, madje dje kishte marrë listën e qytetarëve kosovarë të arrestuar në Kumanovë. Sipas listës janë gjithsej 23 shtetas kosovarë që janë arrestuar në incidentin e armatosur në Kumanovë të Maqedonisë.

0

Njoftojmë se pas një sëmundje të rëndë në moshën 80 vjeçare ndërroi jetë Dr. Engjëll Lumezi, një ndër mjekët e parë shqiptar në Prziren, ligjerues shumëvjeçar në Fakultet e Mjekësisë dhe bashkathemelues i Katedrës dhe Institutit të Fiziologjisë. Varrimi i të ndjerit do të bëhet të shtunën me 16.05.2015 në varrezat e qytetit të Prizrenit. Kortezhi i funeralit niset nga Katedralja e Prizrenit në orën 15.

0

Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique e ka përsëritur edhe një herë dëshirën e tij të madhe që të përballët me Real Madridin në finalen e Champions League para se ai të del në pension.

Barcelona këtë edicion e eliminoi Bayernin Munchen dhe u kualifikua në finale, kurse në anën tjetër Real Madridi dështoi të transferohet në finale, pasi u eliminua nga Juventusi.

“Dëshiroja të luaj në finale ndaj Real Madrid për shkak të rivalitetit. Jam një nga lojtarët të cilët dëshirojnë të përjetojnë këtë duel para daljes në pension”, tha Pique.

Finalja do të zhvillohet më 6 qershor në Berlin.

0

Sot në Doganën e Kosovës ka qëndruar drejtori i doganës së Malit të Zi Vladan Jokoviq cili u prit nga homologu i tij Lulzim Rafuna. Fillimisht drejtori Rafuna bëri prezantimin e të arriturave dhe sfidave me të cilat përballet Dogana e Kosovës.

Sipas agjendës zyrtare fillimisht u diskutua lidhur me implementimin e marrëveshjes e cila ka kohë që është në fuqi ku të dy palët theksuan se kjo marrëveshje duke u respektuar dhe ndihmuar të dy administratat në adresimin e problemeve dhe sfidave të përbashkëta.

Gjithashtu pikë tjetër e diskutimeve ishte edhe angazhimi i dy administratave në luftimin e kontrabandës dhe mallrave ilegale.

Gjatë takimit u arrit marrëveshje që të fillohet edhe me projektin e ndërtimit të një objekti në të cilin do të funksionojnë dy administratat.

Gjithashtu si rrjedhojë e takimit u diskutua dhe njëherit gjeti përkrahjen e dy drejtorëve projekti për fillimin e patrullimeve të përbashkëta. Nga ky projekt do të përfitojnë të dy administratat pasi që lufta kundër kontrabandës dhe aktiviteteve ilegale është agjendë e përbashkët.

0

Kryetari i Komisioni për Verifikimin e Veteranëve të UÇK-së, Agim Çeku, ka bërë të ditur se është rritur në 15 mijë numri i ankesave të veteranëve për mospërfshirje në lista.
Ai bëri të ditur se nuk ka ndonjë datë të sakt se kur do të bëhët publikimi i tyre.
Ndërsa, këshilli për mbrojtjen e të drejtave të veteranëve të UÇK-së këtë vones e quajnë të ndikuar politikisht. Ata nuk përjashtuan as protestat./21 Media


Çeku: “Nuk kemi datë të saktë për publikimin e tyre”

0

Prezantuesja Albana Osmani i ka bërë një dedikim të veçantë vetes. Duke publikuar një fotografi në Instagram ku shihet që ekspozon dekoltenë dhe këmbët e saj, Albana thotë me dialekt fjalët më të mira për veten,transmeton albeu.com

“Një koment e kam për veten: OOOOO vallaj po t’du shummmm je yll bre, çka tka bo nona kaq t’mirë hee ku-ku !

Krejt po t’du .! Je yll je dritë je kaq njeri i mirë o Zot i madh na ruj ku je !

Aq sa sdi vallaj kush ka fitu nobel nana jote qe tka bo a Nona Terez! Krej engjull !

Po shkëlqen si ylli ma i madh, ke dal pak cullak qaty n’kraharor po qeshtu o puna tash kan ik ato koh’ spo di mo’ çka me shtu. Tmorshin tkeqen se je Zoj e rond, ski nevoj për kurrgjo n’bot !

Tmartë tkeqen Fotoshopi e Beyonce me gjith shoqni! Kadal nji herë shuj brehh mer frymë.. qashtu shkrepeeeeee. Po ta bej dhe nji llajk në fund direkt, po t’llovi vallaj po shume -shume eeeee !”, ka shkruar ajo.