Faqe 2

0

Lëvizja Vetëvendosje ka kundërshtuar pjesëmarrjen e bizneseve të Serbisë në panairin “Prishtina 2018”, me anë të një aksioni simbolik.

Aktivistët e VV-së kanë shpalosur një pankartë me mbishkrimin “jo normalizimit të hegjemonisë ekonomike të Serbisë në Kosovë”. Policia e Kosovës ka lejuar që ata që këtë pankartë ta vendosin në rrethojat e objektit ku po mbahet panairi.

Ndryshe dje është hapur panairi “Prishtina 2018″ ku po marrin pjesë rreth 170 kompani nga vendi, rajoni dhe më gjerë. Prej tyre 170 kompanive, 70 janë nga Serbia dhe vetëm një nga Shqipëria./21Media

 

0

Dje në orën 18:30 në Stacionin Policor në Çair, A.D. (49) ka paraqitur se më 17.04.2018 nga shtëpia është larguar  në drejtim të panjohur vajza e tij 13 vjeçare.

Nga MPB-ja njoftojnë se po i ndërmarrin të gjitha masat për gjetjen e personit.

0

Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, sot i janë dhuruar donacion 18 automjete “Dacia” dhe 300 kompjuterë, të gjitha këto me vlerë prej 1,4 milionë euro.

Ndërsa 14 vetura do të shfrytëzohen për Agjencinë e faturimit, kurse katër të tjera për Ministrinë e Bujqësisë, dhe kompjuterët janë për administratën.

Siç njoftoi ministri Ljupço Nikollovski, donacioni në fjalë do të duhet të forcoj kapacitetet në drejtim të sigurimit të shërbimeve më efikase, më të shpejta dhe më të sigurta.

Nicola Bertolini nga Delegacioni i BE-së në Shkup tha se kjo është një ndihmë e vogël që do ta bëjë këtë sektor më efikas, dhe paraqet një pjesë të ndihmës në segmentet si ujitjen, mbrojtje fitosanitare, dhe kontrolleve veterinare.

0

Qeveria amerikane dhe ajo gjermane kanë njoftuar se më 27 prill kancelarja gjermane, Angela Merkel do të zhvillojë udhëtimin e saj të dytë drejt Shtëpisë së Bardhë, nën udhëheqjen e presidentit amerikan, Donald Trump.

Analistët gjermanë më 18 prill kanë thënë se lufta në Siri, marrëdhëniet me Rusinë, çështjet e tarifave dhe e ardhmja e marrëveshjes bërthamore me Iranin do të jenë disa nga temat e diskutimit, transmeton rel “Pasi Qeveria gjermane, beson se përballja me këto sfida është interes i përbashkët i Gjermanisë dhe SHBA-së, natyrisht se ka kuptim që të takohemi dhe të bisedojmë për këto gjëra”, ka thënë zëdhënësja e Qeverisë, Ulrike Demmer.

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar më 5 prill se vizita e Merkelit pritet të ndodhë, mirëpo nuk ka specifikuar ndonjë datë. Takimi në mes të Trumpit dhe Merkelit do të vijë tetë ditë pasi kancelarja Merkel të ketë pritur në Berlin presidentin francez, Emmanuel Macron. Të dy liderët pritet të diskutojnë për pozicionin e përbashkët në reformimin e Bashkimit Evropian, para mbajtjes së samitit të bllokut më 28-29 qershor.

0

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinajt pas mbledhjes së Qeverisë, në një konferencë për media ka thënë se Kosova ka kaluar punën mesatare që është kërkuar nga BE për liberalizimin e vizave.

Haradinaj ka thënë se Kosova do ta ketë një vlerësim edhe në muajin maj dhe shprehur i bindur se në javët që vijnë Kosovës do t’i konfirmohet liberalizimi nga nivelet e larta të BE-së. “Raporti është dy vjeçar, duhet a kemi parasysh, pra vlerësohet periudha dy vjeçare. Mirëpo, në raport po ashtu evidencohen dinamikat dhe puna që bëhen në rend dhe ligj, pra i jep këtë peshë të arriturave të fundit të Qeverisë.

Duke qenë kështu edhe nga bisedat që kam pasur, Kosova e ka kaluar atë mesataren e kërkuar për liberalizim, pra e ka të kaluar. Procesi nuk ndalet, do të kemi edhe një vlerësim tani në maj, edhe njëherë do të testohet gjendja, por unë e kam bukur të sigurt dhe të qartë se në javët që vijnë do t’i konfirmohet Kosovës vendimi për liberalizim nga nivelet e larta të BE-së”, theksoi Haradinaj.

Ndryshe Kosova ka përmbushur njërin nga kriteret kryesore për liberalizimin e vizave. Demarkacioni i cili ka qenë kusht për liberalizimin e vizave është miratuar muajin e kaluar nga Parlamenti i Kosovës. Kriteri i dytë është luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar.

 

0

Seanca për lëndën e PPS-së, “dhuna në Qendër” është shtyrë që të mbahet më 1 qershor të këtij viti, për shkak të mos vendosjes së menjëhershme të kryetarit të Gjykatës Penale, Ivan Xholev rreth kërkesës për përjashtimin gjykatësit të lëndës, Dushan Josifov.

Kërkesën në fillim të seancës e dorëzuan mbrojtja e të akuzuarve, për shkak të deklaratës së prokurores publike speciale, Katica Janeva se disa gjykatës janë të përfshirë në bisedat e përgjuara.

Porkurorja speciale Fatime Fetai kërkoi që të dorëzohet vendim për largimin e kërkesës si të pa bazë.

Ndërsa për këtë lëndë akuzohen 14 persona për nxitje të dhunës që ndodhi gjatë protestave para komunës Qendër në qershor të vitit 2013, mes të cilëve edhe ish kryeministri Nikolla Gruevski, ish ministri Mile Janakievski dhe deputetja e VMRO-së Daniella Rangellova.

Në seancat paraprake, fajin për ngjarjet para komunës Qendër në qershor të vitit 2013, e pranoi i akuzuari i katërt Tomislav Llazarov dhe i akuzuari i pestë Jordan Ristevski.

0

Përderisa përfaqësuesja e lartë e BE-së, Frederika Mogerini ju drejtohej deputetëve në Kuvend, para Kuvendit u organizua protestë nga Iniciativa Qytetare “Drejtësi për Almirin”.

Njëri nga organizatorët e protestës, Visar Vishka, tha se qëllimi i kësaj proteste është që të ju tregojnë përfaqësuesve të lartë se drejtësia në Maqedoni ka vdekur.

Ndërsa grupi i qytetarëve që protestuan, mbanin në duar parulla përmes së cilave bënin thirrje për drejtësi për Almirin, gjegjësisht rishqyrtim të lëndës, e cila ndryshoi nga vrasje, në aksident me pasojë vdekjen.

Për këtë rast Boban Iliq, personi i akuzuar, u dënua me gjashtë vite burg, ndërsa me burg me kusht u dënuan edhe babai dhe dy të afërm tjerë të Almir Aliut.

0

 

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian (BE) Federica Mogherini gjatë fjalimit  të mbajtur në Parlamentin e Republikës së Maqedonisë tha se ajo e vlerëson lartë punën e Kuvendit, bashkëpunimin me opozitën, por edhe kontributin e qytetarëve të vendit për arritjen e udhëzimit pozitiv për të filluar bisedimet për anëtarësim.

“E vlerësoj shumë punën e secilit anëtarë të këtij Kuvendi. Për mua është nder dhe emocion që të sjell këtu në shtëpinë tuaj të demokracisë, lajmin e mirë që KE-ja vendosi të propozoj çeljen e bisedimeve për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian (BE).

“Jeni në rrugën e drejtë. Kjo është arritje jo vetëm e qeverisë por e të gjitha institucionet e vendit, nga presidenca deri te qeveria, organizatat e të tjera. Jam e sigurt se në të ardhmen do të ketë edhe arritje tjera. Ditët e kaluam dëgjova shumë falënderime për raportin pozitiv po në fakt ne duhet t’ju falënderojmë për atë që arritët ta bëni. Këto janë rezultate të përbashkëta edhe të qeverisë edhe të opozitës”, është shprehur mes tjerash funksionarja e lartë e BE-së Federika Mogerini.

Ndërsa  gjithashtu se jam e sigurtë se ky është hapi i parë në rrugën e gjatë që ka nevojë për punë të përbashkët, ndërmjet Qeverisë dhe opozitës, për të ardhmen e qytetarëve dhe shtetit tuaj.

Qytetarët tuaj janë të bashkuar për të arritur objektivat, dhe ata kërkojnë qe edhe ju të jeni të bashkuar për të arritur objektivat”, përfundoi Mogherini.

 

0

Moti sot në Maqedoni do të jetë me diell dhe vrënësirë gjatë pasditës, ndërsa pritet të fryejë erë e lehtë në drejtimin jugor.

Temperaturat do të arrijnë nga 20 gradë celsisus deri në 27 gradë celsius.