Faqe 1000

0

Nga Ministria e Financave informojnë se kanë bërë ndryshim të strukturës së ueb-faqes së tyre për transparencë më të madhe të financave publike.

“Me qëllim që të përmirësohet transparenca dhe llogaridhënia e financave publike, në internet faqen zyrtare është shtuar një sektor i posaçëm ‘Statistika’, në të cilin janë lehtësisht të kapshme të gjitha informatat më të rëndësishme siç janë kryerja e Buxhetit, borxhi publik dhe borxhi i shtetit, indikatorët makroekonomik dhe shtesa statistikore”, ceket në kumtesën e MF-së.

Ndryshimi më i rëndësishëm, siç theksojnë, është fillimi i publikimit të të dhënave të cilat deri më tani nuk kanë qenë të kapshme për opinionin. “E dhëna e parë e tillë është Raporti për të hyrat dhe të dalat mujore të shfrytëzuesve të ndryshëm buxhetor. me të opinioni çdo muaj do të ketë qasje në gjendjen e të gjithë shfrytëzuesve buxhetor në veçanti”, shtohet në kumtesë.

Për lehtësimin e punës shkencoro-hulumtuese të opinionit ekspert dhe gazetarëve, siç cekin nga Ministria e Financave, të gjitha të dhënat prej tani do të publikohen në Eksel format të hapur, në vend të pdf-së.

0

Zëvendëskryetari i Qeverisë i angazhuar për çështje ekonomike Koço Angjushev është takuar me ambasadoren e Republikës Federale të Gjermanisë Kristine D. Alt’hauzer dhe përfaqësues të Bankës Zhvillimore Gjermane KfW.

Siç kumtuan nga Kabineti i zëvendëskryeministrit, Angjushev është falenderuar për mbështetjen nga ana gjermane për aspiratat e Republikës së Maqedonisë të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian dhe për të gjitha aktivitetet lidhur me mbështetjen e rajonit të Ballkanit Perëndimor.

“Qeveria ka shumë sfida para vete, por do të doja të theksoj se në Republikën Federale të Gjermanisë do të ketë partner të fuqishëm dhe mbështetës të sinqertë në proceset reformuese dhe zhvillimin e Republikës së Maqedonisë”, ka theksuar ambasadorja Alt’hauzer.

Në takim është biseduar edhe për projektet vijuese dhe të ardhshme të cilat realizohen me mbështetjen nga KfW – Banka Zhvillimore Gjermane.

0

Në SHFK “11 Tetori” në komunën e Qendrës sot filloi rikonstruimin e objektit ku përkohësisht do të vendosen fëmijët të cilët vuajnë nga paraliza e fëmijëve. Ata për momentin janë të përkujdesur në një objekt në Kapishtec, por për shkak të ndërtimit të shkollës së re fillore në të njëjtin lokacion duhet të dislokohet përkohësisht.

“Që të mos ketë ngecje në ofrimin e këtyre shërbimeve po rikonstruohet, gjegjësisht prej sot fillon rikonstruimi i objektit të ri i cili ndodhet në kuadër të shkollës “11 Tetori” gjithashtu në Qendër. Objekti do të shërbejë 45 abonues të cilët do të marrin mbështetje psikologjike, defektologjike dhe logopedike si dhe fizioterapi”, theksoi ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska.

Shtoi se ky objekt do të rikonstruohet në bazë të parimeve dhe standardeve të domosdoshme.

Ministrja theksoi se këtë praktikë të mirë që e vendosi Komuna e Qendrës duhet ta ndjekin edhe të gjitha komunat e tjera dhe atje të ndërtojnë, rikonstruojnë apo adaptojnë hapësira për veprimtari të tilla.

Kryetari i Komunës Qendër, Andrej Zhernovski theksoi se dislokimi i Qendrës ka qenë i domosdoshëm për shkak të ndërtimit të shkollës së re fillore në Kapishtec, por se ai do të jetë i përkohshëm.

0

Jemi të gatshëm t’i zgjerojmë sanksionet kundër Koresë së Veriut, deklaruan sot kryetarët e Këshillit Evropian, Donald Tusk, Komisionit Evropian Zhan Klod Junker dhe kryeministri i Japonisë, Shindxo Abe.

“E ndajmë vlerësimin se Koreja e Veriut paraqet kërcënim në rritje për paqen ndërkombëtare dhe sigurinë. Jemi seriozisht të angazhuar dhe ashpër i dënojmë provat e vazhdueshme bërthamore dhe testimet raketore, që janë shkelje serioze e rezulotave të Këshillit të sigurimit të KB-së. Jemi të gatshëm t’i zgjerojmë masat e kufizimit të qasjes deri te mjetet dhe teknologjitë për programet e armatosura të Koresë së Veriut, pra prej këtu bëjmë thirrje në miratimin e përshpejtuar të kësaj rezolute nga aan e Këshillit për siguri, potencojnë tre liderët.

Ata i kanë bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që dyfish t’i rrisë përpjekjet e saj për zbatimin e rezolutave të KB-së.

“Koreja e Veriut duhet të përmbahet nga provokimet, të cilat do t’i rrisin tensionet rajonale dhe ndërkombëtare. Koresë së Veriut i bëjmë thirrje që urgjentisht dhe tërësisht t’i plotësojë obligimet e saj ndërkombëtare dhe t’i ndërpresë programet e saj për përpunimin e armës bërthamore dhe të tjerë për shkatërrim në masë, si dhe të raketave balistike, e po ashtu, të përfshihet edhe në dialogun me bashkësinë ndërkombëtare për heqjen e tërësishme armës bërthamore nga Gadishulli Korean, thuhet në deklaratën e përbashkët.

0

Para ribalancit të Buxhetit jemi përballur me situatë kritike, nuk kishte mjaftueshëm para për pagesë të rrogave dhe kompensimeve themelore për të cilat pjesëtarët e ARM-së kanë të drejtë konform Ligjit. Ky ribalanc, edhe pse sot duhet ta marrim versionin e fundit, mund të garantojë se këtë problem do ta zgjidhë. Megjithatë, ky është intervent dhe ka të bëjë me të drejtat themelore, të drejtat e rrogës dhe kompensimeve konform Ligjit.

Këtë sot e theksoi ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas dërgimit të kontingjentit të ARM-së në kuadër të stërvitjes “Saber Guardian 2017”.

Qëllimi ynë kryesor, theksoi, është që si pjesë e këtyre kritikave të justifikuara t’i zgjidhim me buxhetin e vitit 2018, sepse është i madh sistemi dhe nuk mundet të zgjidhet me ribalanc.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve ministrja tha se ekzistojnë kritika serioze rreth mënyrës në të cilën ka filluar dhe zbatohet procesi i zgjedhjes së kadetëve në Akademinë ushtarake. Kjo zgjedhje, theksoi, në mënyrë jo të zakontë ka filluar në maj dhe në këtë mënyrë janë diskriminuar numër i caktuar i nxënësve të shkollave të mesme, të cilët kanë pritur që fillimisht ta përfundojnë arsimin, e pastaj të konkurrojnë. Theksoi se madje edhe nga ana e atyre që kanë konkurruar ekzistojnë vërejtje për shkak të jotransparencës dhe maturisë në vendimarrje.

“Kërkova nga Komisioni i angazhuar për zgjedhje të marrë pjesë në gjithë procesin, kërkova që një pjesë e atyre testimeve të përsëriten dhe të mos përsëriten prapa dyerve të mbyllura, por në mënyrë transparente”, tha Shekerinska.

Sipas saj, qëllimi është që procesi i regjistrimit të jetë më transparent.

0
Frustrated Woman Using Laptop ca. 2002

Asgjë nuk i ndalon njerëzit nga arritja e potencialit të tyre të plotë dhe verzionit më të mirë të tyre se frika. Frika shkatërron ëndrrat, ndalon organizatat nga arritja e sukseseve të mëdha dhe është rrënja e asaj se pse shumë njerëz përfundojnë duke dështuar edhe pse kanë talent, shpresa dhe dëshira të pa shprehura.

Pavarësisht se a është frika ndaj të folurit në publik, frika e ndjekjes së një ëndrre të madhe, ose nëse frikësoheni se çfarë tjerët mund të mendojnë për ju, nuk është frika ajo e cila po ju ndalon. Është tregimi i sajuar që ju ia tregoni vetes vazhdimisht për frikën e cila po vjedh lumturinë tuaj, paqen dhe aftësinë për të treguar potencialin tuaj në botë.

Vetë frika, sigurisht, është normale. Kur vendosni të ndiqni dëshirat tuaja më të thella dhe të jetoni një jetë të guximshme, është e natyrshme të ndjeni frikë kohë pas kohe. Ajo që bën të gjithë ndryshimin është se a ju paralizon frika apo ju ngrit në lartësitë më të mëdha varet nga reagimi juaj ndaj frikës.

Ka pasur shumë kohë në jetën time kur frika më ka ndaluar. Përvoja të cilën e mbaj në mend më së shumti ishte kur u lëndova në lojën time të parë në NFL. Po luaja për ekipin tim the Chicago Bears dhe po jetoja ëndrrën time të cilën e kam dashur që kur isha fëmijë i vogël. Sa hap e mbyll sytë, unë humba ëndrrën time dhe mbeta me zemër të thyer.

Frika më sulmoi nga të gjitha anët. Filloi të dominonte çdo mendim, veprim dhe besim që kisha.

Unë zyrtarisht isha viktimë e rrethanave të mia. Frika ndaj të panjohurës, ndaj dështimit dhe ndaj asaj se çfarë të tjerët mendonin për mua më shkaktoi të hyja në depresion dhe të mbyllja veten në dhomë për disa javë. Fatmirësisht, unë isha në gjendje të tejkaloja atë periudhë të errët të jetës time ku frika drejtonte fatin tim.

Unë ende frikësohem gjatë gjithë kohës. Frika ende është prezente në jetën time në baza ditore. Dallimi i vetëm tani është se e di se nuk do të lejoj kurrë që frika të më ndalojë nga jetesa me guxim.

Këtu janë dy mënyra të cilat do ju ndihmojnë të mos lejoni që frika të ju ndalojë sërish.

  1. Ndjeni frikën dhe megjithatë bëjeni atë gjë.

Frika mund të fitojë vetëm nëse ju nuk ndërmerrni veprime dhe të vazhdoni përpara. Njëra prej gjërave më të lehta që mund të bëni për t’u siguruar se nuk do t’a lejoni frikën të ju ndalojë nga kjo pikë është të vazhdoni përpara, të ndjeni frikën dhe megjithatë t’i bëni ato detyra . Kur të filloni të ndjeni frikën, ndërmerrni veprim dhe filloni të lëvizni sa më shpejtë që të jetë e mundur.

Ndryshe nga ajo se çfarë mendojnë shumë njerëz, ju nuk keni nevojë të kuptoni gjithçka dhe të dini çdo detaj të vogël para se të lëvizni. Është mirë të përgatiteni dhe të keni një plan, por sapo të bëni gjithçka me fuqinë tuaj për të vendosur veten në një pozitë për të fituar, hapi i ardhshëm është të fiksoheni me veprimin.

Pavarësisht se për çfarë lloji të frikës po flasim, kur e bëni shprehi të ‘’ndjeni frikën dhe t’a bëni atë’’, ju nuk ndërtoni vetëm vetëbesim por gjithashtu fitoni fuqi të pabesueshme pak nga pak. Gjëra të mrekullueshme fillonjë të ndodhin për ata të cilët ndjejnë frikën dhe ende ndërmarrin veprime masive.

  1. Ndryshoni filozofinë tuaj personale për dështimin.

Edhe pse iu kam referuar të gjitha llojeve të frikës në këtë pikë, frika e dështimit është ajo frikë e cila ndalon shumë njerëz të shkojnë pas atyre gjërave që i dëshirojnë. Kur filloni të shikoni dështimin si një bekim të maskuar dhe si një mundësi që të bëheni personi që duhet të bëheni, jeta juaj nuk do të jetë e njëjta më.

Siç kam thënë edhe në një videoklip të shkurtër në një fjalim të cilin e dhashë para një grupi të madh të udhëheqësve, dështimet janë një dhuratë e madhe.

Kohërat e vështira janë që të na ndihmojnë të bëhemi verzioni më i mirë i vetvetes. Kur bëni këtë ndryshim mendor dhe ndryshoni filozofinë tuaj personale për dështimin, frika ndaj dështimit nuk do ju ndalojë sërish.

Kur filloni të bëheni të qëllimshëm për veprimet tuaja dhe të bëni diçka çdo ditë e cila ju nxjerr nga zona juaj e rehatisë, frika nuk ka gjasa të fitojë. Jetoni me guxim!

0

Në tregun e sotëm, shfrytëzimi i medias sociale është bërë një nevojë nëse dëshironi të rrisni biznesin dhe markën tuaj. Nga postimet e mia në Instagram në lajmërimet në Twitter, unë kam zbuluar se mundësitë e reja nuk kanë fund. Me këtë në mendjen time, çdo ndërmarrës i cili nuk ka provuar ende fuqinë e medias sociale duhet të fillojë të punojë për të krijuar një prezencë më të fuqishme online. Është diçka e cila ka sjellur vlerë në biznesin tim dhe dhe tek të tjerët me të cilët kam punuar.

Gjatë përvojës time, këtu janë tetë këshillat të cilat e kam zbuluar se mund të ndihmojnë çdo ndërmarrës i cili po kërkon tëzgjerojë prezencën e tij në media sociale dhe biznesin e tij.

  1. Bëhuni të rregullt.

Kur është fjala tek postimet tuaja , mesazhi juaj dhe sa shpesh e përdorni median sociale, mbani përputhjen në mendje. Është me të vërtetë çelësi i suksesit në çdo fushatë të medias sociale. Bëni një plan se çfarë do të postoni dhe sa shpesh, dhe qëndroni në atë. Kjo duhet të bëhet disa herë në ditë ose në javë, varësisht qëllimeve tuaja. Ju nuk mund të kaloni nga postimi një herë në muaj në pesë herë në ditë dhe të prisni që të keni ndjekës të angazhuar.

  1. Përdorni të gjitha rrjetet sociale.

Ju mund të keni një rrjet social të cilin e preferoni, por nuk do të thotë se të gjithë ndjekësit tuaj ndihen në atë mënyrë. Nëse dëshironi të jeni të suksesshëm në media sociale, atëherë duhet të postoni në të gjitha rrjetet. Kjo do të thotë të keni dhe të mirëmbani llogaritë e të gjitha mediave sociale, duke përfshirë Twitter, LinkedIn, Facebook dhe Instagram.

  1. Përshtatni përmbajtjen për çdo platformë.

Mirëmbajtja e llogarive në të gjitha platformat e medias sociale nuk do të thotë të postoni të njëjtën gjë në të gjitha ato çdo ditë. Do të thotë të përshtatni përmbajtjen për  çdo platformë. Ju keni nevojë për fotografi në Instagram, postime të gjata për LinkedIn, video për Facebook dhe lajmërime të shkurtëra për Twitter. Të gjitha postimet tuaja duhet të jenë ndryshe, edhe nëse përçojnë të njëjtin mesazh.

  1. Përdorni në maksimum ato rrjete të cilat funksionojnë mirë.

Ka disa rrjete të cilat funksionojnë më mirë për ju se të tjerat. Kur e zbuloni se ai rrjet funksionon me të vërtetë për llojin tuaj specifik të biznesit dhe të konsumatorit, atëherë ju duhet t’a shfrytëzoni atë mundësi.

  1. Sigurohuni se përmbajtja juaj përshtatet me mesazhin.

Kur është fjala tek ndërtimi i një prezence të fuqishme në media sociale, fitimi i pëlqimeve dhe ndjekjeve është i mirë. Mirëpo, ka të bëjë me më shumë se sa vetëm me numrin e reagimeve që  çdo postim merr. Ju mund të tundoheni të bëni një postim i cili thjeshtë merr shumë vëmendje, por kjo nuk do të bëjë asgjë për markën tuaj nëse nuk siguroheni se përmbajtja përshtatet me mesazhin tuaj. Gjithçka duhet të përshtatet me identitetin e markës dhe të promovojë atë që dëshironi t’i tregoni botës.

  1. Disa përmbajtje të rëndësishme nuk do të bëhen të famshme, por ju ende duhet ti postoni ato.

Ka disa lloje të përmbajtjeve të cilat nuk fitojnë shumë pëlqime dhe shpërndarje, duke përfshirë dëshmitë, postimet bamirëse dhe daljet në shtyp. Këto janë pjesë me të vërtetë të rëndësishme të përmbajtjes dhe kur është fjala tek vlera juaj në treg, ato nuk janë lloji i postimeve të cilat marrin shumë vëmendje. Vetëm pse ky lloj i përmbajtjes nuk fiton shumë pëlqime ose shpërndarje nuk do të thotë se nuk duhet t’i postoni ato. Mund të mos jenë tëfamshme, por ju ndihmojnë të ndërtoni një themel për kompaninë tuaj.

  1. Gjeni një ekuilibër në mes të popullaritetit dhe biznesit.

Faqja juaj profesionale në media sociale duhej të jetë për biznesin tuaj, edhe pse ju ende duhet të siguroheni se po merr vëmendjen që dëshironi. Thjeshtë, ju dëshironi të jeni të famshëm në media sociale. Mirëpo, ju duhet të gjeni një ekuilibër në mes të popullaritetit dhe biznesit. Ju duhet të keni të dyjat dhe të përzieni anën argëtuese e cila dëshiron popullaritet me anën serioze dhe informative e cila rrit reputacionin e biznesit tuaj.

  1. Përdorni mediat sociale për të zgjeruar përpjekjet tuaja të marketingut dhe të biznesit.

Ju do të keni plane të biznesit dhe marketingut jashtë fushatës në media sociale. Pas të gjithash, një plan i suksesshëm marketingu është i larmishëm. Një plan i ngurtë në media sociale vetëm shtohet në përpjekjet tuaja dhe i bën ato më të suksesshme. Është një platformë e përballueshme e cila mund të ju ndihmojë në çdo aspekt të planit tuaj të marketingut, dhe diçka të cilën duhet të filloni t’a përdorni tani.

0

Manchester United ka përfunduar kërkimin për sulmuesin e ri të ekipit. Ekipi i Jose Mourinhos, ka nënshkruar me belgun e Evertonit, Romelu Lukaku, kurse transferi pritet që të arrijë vlerën prej 85 milion euro. Edhe pse lajmin e kanë publikuar rrjeti i njohur televiziv Sky Sports, klubet ende nuk e kanë konfirmuar.

0

Granit Xhaka martohet në “heshtje”

Futbollisti i njohur i Arsenalit, Granit Xhaka është martuar me të fejuarën e tij Leonitën.

Ata kanë vendosur që të martohen në heshtje pa bërë dasëm.Martesa e tyre u kurorëzua vetëm përmes fotografive të cilat i ka realizuar Norik Uka.

Xhaka ka postuar disa fotografi ku shihet nusja e tij me vello të nusërisë dhe ai i veshur me tesha të dhëndërisë.

Fotografitë i kanë bërë në Kosovë/21Media

0

Parlamenti Evropian sot me 477 vota “pro” miratoi rezolutë me të cilën kërkohet ngrirja e negociatave për anëtarësim të Turqisë në Bashkimin Evropian, bëri të ditur botimi elektronik i gazetës “Miliet”.

Eurodeputetët kërkojnë bllokimin e negociatave sepse sipas tyre, fushata që bën presidenti turk Rexhep Taip Erdogan kundër oponentëve të tyre, tregon se Ankaraja nuk i plotëson kriteret demokratike të Unionit.

Votimi për propozim-rezolutën, të propozuar nga eurodeputetja Kati Piri, siç edhe pritet  kalon pa probleme, duke pasur parasysh se teksti mori përkrahje nga partitë më të mëdha.

Megjithatë një kërkesë e tillë e Parlamentit Evropian nuk është e detyrueshme për institucionet e tjera evropiane. Komisioni Evropian dhe qeveritë e vendeve nga BE-ja deri tani i injoron kërkesat për bllokimin zyrtar të procesit negocues me Turqinë që praktikisht  tashmë është i bllokuar.

Ministri turk për BE-në, Omer Çelik, paraprakisht sot deklaroi se Ankaraja i ka hedhur poshtë të gjitha propozimet e Unionit për ndërprerje të negociatave për anëtarësim në zëvendësim për bashkëpunim më të fortë në fushat e tjera.