Sulm “terrorist” në Zelandën e Re, 49 persona humbin jetën

0

Rreth 49 persona kanë humbur jetën dhe mbi 20 të lënduar rënd në sulmin ndaj dy xhamive në Zelandën e Re, sipas mediave botërore. Sulmi ka ndodhur këtë mëngjes në qytetin Christchurch.

Policia e Zelandës së Re thotë se kanë arrestuar katër persona në lidhje me të shtënat vdekjeprurëse në të dy xhamit në Christchurch dhe kanë shkatërruar disa pajisje shpërthyese të improvizuara.