1KM AFËR QENDRËS SË SHKUPIT, RRUGA NË TOPHANË PA KANALIZIM DHE PA TROTUARE

0

Kjo është Tophana, si njëra ndër lagjet më të vjetra të qytetit të Shkupit. Megjithatë infrastruktura në këtë rrugë lë shumë për të dëshiruar, ndonëse është rrugë mjaft frekuentuese. Jeta e njerëzve rrezikohet çdo ditë pasi nuk ka trotuare, ndërsa ujërat e zeza kalojnë në këtë kanal, në mungesë të kanalizimit.

“Po jetojmë në shekullin 21 dhe kjo është një katastrofë të jetohet në këto kushte kështu siç i shihni edhe vet. 00 29 Kemi një kanal këtu, dhe prej këtu tek kanali ujërat e zeza shkojnë dhe derdhen në kanalizimin atje. Atje ka kanalizim dhe atje shkojnë ujërat e zeza’ tha Ramadan Bekiri Banorë Lagjja Tophane. Nga Komuna e Çairit thonë se në pjesën më të madhe e kanë rregulluar rrjetin e kanalizimit.

“Në lagjen Tophanë, deri më tani në pjesën më të madhe të saj kemi rregulluar rrjetin e kanalizimit fekal i cili ka qenë në gjendje katastrofale, kurse sa i përket kanalizimit atmosferik jemi në përfundim e sipër të projektit i cili së shpejti do të vendohet në funksion për fillimin e punimeve. Thuhet në komunikatën e komunës së Çairit.

Përveç mungesës së trotuareve dhe kanalizimit, edhe mbeturinat mund të shihen gjithandej. E për këtë ka menduar Drejtori i Higjienës komunale Abdulsamet Shabani, i cili për banorët e kësaj lagje shpërndau kontejnerë për mbeturina. Ai kërkoi nga inspektorati komunal që të jetë më i kujdesshëm dhe të bëjë kontrolle më të shpeshta në këtë anë, që mos të hedhen mbeturinat vend e pa vend.

“Apelojmë deri tek inspektorati të jetë më i kujdesshëm për arsye se nga sot higjiena komunale në gjitha pikat e zeza që i ka në qytetin e Shkupit do të fillojmë ti pastrojmë. Mirëpo në të njëjtën kohë apelojmë që të ngrihet vetëdija e qytetarëve që të mos hedhin mbeturina aty ku nuk e ka vendin”. Tha Drejtori Higjienës Komunale Abdulsamet Shabani

Kjo lagje është vetëm 1 kilometër larg qendrës së Shkupit, ndërsa banojnë kryesisht qytetarë të komunitetit romë.

Përgatiti Afrim Jonuzi