“MUNDËSI PËR TË GJITHË”, MASA E RE RIKUALIFIKIMI PËR TË PAPUNËSUARIT

0

Personat e papunë do të kenë mundësi që në afat prej gjashtë muajve të trajnohen në ndonjë kompani ose në ndonjë institucion arsimor. Kjo është ideja e masës së re qeveritare “Mundësi për të gjithë”, qëllimi i së cilës është që nga njëra anë tu ndihmohet punëdhënësve në lidhje me mungesën e kuadrove, dhe nga ana tjetër të ulet numri i personave të papunë, e gjithë kjo e mbuluar financiarisht nga shteti.

“Në një mënyrë ky është partneritet publik-privat. Ne si shtet do ta modelojmë këtë proces dhe do të sigurojmë mjete për këtë rikualifikim. Atë që e kërkojmë nga ekonomia, në fakt nga partnerët privat, është që në një mënyrë tu garantohet këtyre personave, se në rast se i përmbushin kriteret të cilat kërkohen nga ata,  në fund do të punësohen, por, paraprakisht ti dinë edhe kushtet në lidhje me punësimin”, tha Koço Angjushev, Zv.Kryeministër për cështje Evropiane.

Sektori më kritik është ai i ndërtimtarisë, thonë nga Oda ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore.

“Pika më kritike është sektori i ndërtimtarisë, ku kohëve të fundit kishim rritje prej mbi 30%. Nga ana tjetër kjo rritje nuk mund të arrihej me fuqi punëtore ose profesionalist të asaj sfere. Në atë sektor kërkesat janë shumë më të mëdha sesa ajo që e ofron tregu”, u shpreh Nebi Hoxha, OEMVP.

Kjo masë do të jetë pjesë e Planit Operativ për punësim për vitin 2019, për çka janë ndarë mbi 900 milion denarë.

Përgatiti: Dançe Azmanova