16 VJEÇARJA THUNBERG ÇOI BOTËN NË KËMBË, PROTESTA KUNDËR NGROHJES GLOBALE, PROTESTON DHE SHKUPI

0

“Kemi ardhur për ajër të pastër”, u shpreh Kalia, protestuese.

Kalia e vogël së bashku me motrën dhe gjyshen e saj ju bashkëngjitën protestës “FridayProtest” kundër ndryshimeve klimatike.

Në më shumë se 700 qytete rreth botës duke përfshirë edhe Shkupin të rinjtë e shkollave të mesme dhe studentët, protestuan kundër ndryshimeve klimatike. Protesta në Shkup, më tepër u karakterizua me problemin e ajrit të ndotur.

“Për të ardhme më të mirë të të rinjve, për ajër të pastër dhe për të ardhmen që na përket neve”, tha një protestues.

“Protestojmë sepse Shkupi është vendi më ajër më të ndotur në planetin Tokë dhe nuk ka asnjë strategji në luftën kundër ajrit të ndotur. Kjo është një protestë globale klimatike e studentëve dhe nxënëseve të shkollave të mesme dhe i thërras të koordinohen të marrin qëndrim sepse edhe pse Shkupi është qyteti më i ndotur, numri i të rinjve që kanë dalë në protestë është shumë i vogël”, deklaroi Kristijan Karaxhovski, protestues.

“Vetëdija në vendin tonë nuk është në nivelin e duhur dhe ne si të rinj duhet ta ngritin atë sepse nga ne varet e ardhmja. Nëse mund të mblidhemi kështu më shpesh ndoshta mund të bëjmë diçka”, potencoi protestuesi.

Në Shkup kishte numër të vogël protestuesish në krahasim me qytetet e tjera. Vlladimir Kunovski tha se kjo është për shkak të nivelit të ulët të vetëdijes. Protesta është një presion mbi të gjitha qeveritë e botës që urgjentisht të ndërmarrin masa sepse gjendja është me alarmante seç duket. Kunovski tha se në Maqedoni nuk duhet të jesh shumë i mençur për të kuptuar se asgjë nuk zgjidhet as deponitë e egra e as ajri i ndotur. Iniciativa e protestave kundër ndryshimeve klimatike filloi nga një 16 vjeçare suedeze Greta Thunberg e cila para disa muajve ka filluar të protestojë në Suedi  ku sot nismës së e saj u janë bashkangjitur nga e gjithë bota.

“Siç e dini tek ne vetëdija është në nivel shumë të ulët. Përderisa kemi 3 mijë deponi të egra në vend kjo tregon se vetëdija është në nivelin me te ulët të mundshëm”, theksoi Vlladimir Kunovski, organizator.

Iniciativa e protestave kundër ndryshimeve klimatike filloi nga një 16 vjeçare suedeze Greta Thunberg e cila para disa muajve ka filluar të protestojë në Suedi  ku sot nismës së e saj u janë bashkangjitur nga e gjithë bota. Ajo tashmë është nominuar për Çmimin Nobël për Paqe.

Përgatiti: Valmira Zendeli