11 PERSONA TË LËNDUAR NË PRILEP, PËRPLASJE MES MINIBUSIT DHE VETURËS

0

Pas një përplasjeje mes një minibusi dhe një veture që ka ndodhur në rrugën “Aleksandar Makedonski”, në Prilep, kanë mbetur të lënduar 11 persona.

Veturën e markës “Fiat Punto”, me tabela të Prilep-it, e ka drejtuar 54 vjeçari S.D kurse minibusin “Mercedes Sprinter” po ashtu nga Prilepi, e ka drejtuar 30 vjeçari I.V.

Në aksidentin lëndime të rënda trupore, ka marrë 54 vjeçari S.D, kurse lëndime më të lehta ka marrë bashkudhëtari i tij, D.J 40 vjeçar dhe nëntë udhëtar të minibusit. Të gjithë të lënduarit kanë qenë të shtrirë dhe u është dhënë ndihmë mjekësore në Spitalin e Qytetit të Prilepit.  Në vendin e ngjarjes janë kryer kontrolle nga ana e policisë dhe prokurorit publik.