​Arianet Muriqi heroi i Manchester Cityt

0

Pas paraqitjes heroike të Aro Muriqit kundër Leicesterit, ku bëri disa pritje gjatë ndeshjes dhe po ashtu mbrojti dy penallti, faqja zyrtare e Manchester City e ka shpallur atë si lojtarin më të mirë të ndeshjes

Manchester City ka siguruar kualifikimin në gjysmëfinale të Carabao Cup, pas një paraqitje fenomenale të portierit të Kombëtares se Kosovës, Aro Muriqi.

Muriqi bëri pritje të mira gjatë ndeshjes për 90 minuta, ndërkaq ishte kryesori në sigurimin e kalimit tutje të City gjatë ekzekutimit të penalltive.

Ai mbrojti penalltitë e Maddison dhe Soyuoncu për t’ia siguruar kalimin tutje të Cityit.

Për këtë, faqja zyrtare në Twitter e cilëson Muriqin si lojtar të ndeshjes derisa ka postuar një video ku shihet duke u mirëpritur nga tifozët mysafirë të City portieri i Kombëtares së Kosovës, ndërkaq edhe lojtarët e Manchester City e kanë uruar kosovarin për këtë paraqitje të mirë.