Vuçiqi foli për vijat e kuqe: Unë nuk kam nënshkruar diçka

TË FUNDIT

Presidenti Aleksandër Vuçiq, ka bërë të ditur se në takimin që sot u zhvillua në Ohër, mes tij dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, është folur edhe për vijat e kuqe, duke mos i zbuluar të njëjtat, transmeton TV21.

“Unë nuk kam nënshkruar diçka, dhe ashtu do të thotë pala shqiptare. Në fakt të dy palët kemi treguar se cilat janë vijat tona të kuqe. Besoj se e kemi bërë një hap më tutje”, tha Vuçiqi.