Vodhi para nga punonjësja në shtëpinë e shëndetit, arrestohet 30-vjeçari

TË FUNDIT

Policia gjatë ditës së djeshme ka arrestuar një 30-vjeçar i cili dyshohet se ka kryer vjedhje nga çanta e një punonjëse në shtëpinë e shëndetit në Veles.

“Më datë 24.01.2023 në ora 14:45, zyrtarët policorë nga SPB-Veles kanë privuar nga liria M.Z.(30) nga Velesi. Ai dyshon se rreth orës 10:00 në njërën nga dhomat në objektin e Qendrës për shëndet publik në rrugën “Lazo Osmakov” në Veles, i ka marrë para nga çanta e një punonjëse. Ai është ndaluar në stacion dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB.

error: Content is protected !!