VMRO-Partia Popullore: Gjuha maqedonase mbetet e pastër si kristali me propozimin e ri francez

TË FUNDIT

Nga VMRO-Partia Popullore sot sërish janë deklaruar se mbështesin propozimin e ri francez. Nga kjo parti thonë se në këtë propozim është ruajtur gjuha dhe identiteti maqedonas.

“Siç pamë në reagimet e djeshme, më së shumti manipulohet me vendin e gjuhës maqeodnase në rrugën tonë të ardhshme drejt Bashkimit Evropian. Nëse diçka është kristalisht e qartë në këtë marrëvehsje, ajo është se gjuha maqedonase është kristalisht pastër e definuar dhe kjo do të jetë gjuha, me të cilën më tej Maqedonia do të komunikojë dhe arrijë marrëveshje me tërë botën”, thonë nga VMRO-Partia Popullore.