Burime te TV21 nga koalicioni VMRO-VLEN -ZNAM bëjnë të ditur se VLEN në koalicionin qeverisës do të fitojë edhe një ministri me resor, respektivisht Ministria e Eurointegrimeve e cila deri tash ishte ministri pa resor, do të ketë buxhet në vete.
Me këtë, VLEN në qeverinë e ardhshme do të ketë 2 zëvendëskryeministra, 5 ministri me resor, 7 zv/ministra dhe 5 sekretarë shtetërorë, gjegjësisht zëvendëskryeministrin e parë, zëvendëskryeministrin për Qeverisje të Mirë, Ministrinë e Shëndetësisë, Ministrinë e Ekonomisë dhe Punës, Ministrinë e Ekologjisë, atë të Politikave Sociale dhe Ministrinë e Eurointegrimeve.
TV21 mëson se VLEN nga drejtoritë do të udhëheq me MEPSO-n, Drejtorinë e Inteligjencës Financiare, Agjencinë për Investime të Huaja, Resurset Energjetike, Filarmoninë, Postën e Maqedonisë, Fondin për Sigurimin e Depozitave dhe disa drejtori të tjera.
Burime të TV21 gjithashtu njoftojnë se qeveria e re do të marrë kredi prej 1 miliardë euro nga Hungaria, me inters prej 2,59% dhe grejs periudhë prej 3 vjet, një pjesë e mjeteve financiare, respektivisht 250 milionë euro do të shpërndahen në komuna, më saktësisht 135 euro për kokë banori në çdo komunë, kurse 250 milionë euro do të destinohen për odat ekonomike.