VLEN heq dorë nga afati për realizimin e ndryshimeve kushtetuese brenda 6 muajve qeverisje?

TË FUNDIT

Nga koalicioni VLEN thonë se ka gjasa që të shtyhet afati që kishin ndaj partnerit të koalicionit VMRO-DPMNE, që ndryshimet kushtetuese të realizohen në 6 muajt e parë të bashkëqeverisjes së tyre, përcjell TV21. Fari Hiseni nga VLEN tha se problemi qëndron në Bullgari, respektivisht në pamundësinë që Sofja të krijojë qeveri stabile.

“Duke e marrë parasysh gjendjen në Republikën e Bullgarisë, vlerësoj se ka hapësirë këtu, sërish them në koordinim me faktorin ndërkombëtar, të prolongohet edhe afati”, tha Fari Hiseni, zëdhënës i VLEN./tv21.tv