Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) dhe Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), për të adresuar papunësinë afatgjatë, sidomos në mesin e të rinjve, do të lansojnë sot programin e vetëpunësimit.
Elementet kryesore të këtij program do të jenë: e drejta e aplikimit, trajnim në aftësitë themelore të biznesit, hartim dhe përgatitje të një plani të qëndrueshëm të biznesit, mbështetje financiare (përmes granteve) për të filluar biznesin dhe ofrim të sherbimeve të monitorimit.
Në këtë aktivitet do të jenë të pranishëm, Zëvëndësministrja e Punës dhe Mirëqenies Sociale Rita Hajzeraj, e ngarkuara me punë në Ambasadën e Finlandës Anne Meskanen, zëvëndës përfaqësuesja e përhershme e UNDP-së Alessandra Roccasalvo, dhe përfaqësues të institucioneve kosovare./21MEDIA
