Virusi që rrezikon miliona telefona Android

Personat të cilët përdorin telefona me sistem Android duket të bëjnë kujdes, pasi një virus u dëmshëm duket se po sulmon ato. Para se të jepni numrin tuaj të telefonit online, e sidomos nëse telefoni juaj mobil bazohet në sistemin operativ Android, duhet ta mendoni dy herë.
Një studiues i sigurisë mobile ka zbuluar një të metë që i bën rreth 95% të pajisjeve mobile në Android, që i bie rreth 950 milionë pajisje të ekspozuara ndaj sulmeve.
Krimbi kompjuterik i quajtur “Stagefright” mendohet të jetë njëra ndër vrimat më të këija në Android që është zbuluar deri më sot. Në fakt, ky krimb i afekton të gjitha pajisjet që bazohet në versionin Android 2.2 dhe të gjitha versionet më të reja të sistemit operativ të Google.