Moti do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë, pasdite me vranësira të vogla deri në mesatare. Në pjesët veriore do të ketë paraqitje lokale të jostabilitetit me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe kushte për stuhi të shkurtër. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 10 deri 20 gradë Celsius, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 33 deri në 40 gradë. UV=9.
Në Shkup mot me diell dhe shumë i nxehtë, pasdite me vranësira të vogla deri në mesatare. Në orët e mbrëmjes në disa pjesë të luginës do të ketë kushte për paraqitje të jostabilitetit me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe stuhi të shkurtër. Temperatura minimale do të bie deri në 16 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë 39 gradë.
Në ditët e fundjavës do të mbajë mot i nxehtë me paqëndrueshmëri të pasdites. Veçanërisht të shtunën në orët e pasdites dhe të mbrëmjes në disa vende do të jetë jostabil me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima.
Siç njoftojnë nga DPHM, lokalisht moti do të jetë me të reshura intensive, bubullima, erë të fuqishme (mbi 60 km/h) dhe paraqitje të breshërit.
Moti nesër do të jetë me diell, pasdite me vranësira të vogla deri mesatare. Në pjesët veriore do të ketë paraqitje lokale të jostabilitetit me të reshura të mëdha, bubullima dhe kushte për mot jostabil të shkurtë. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 10 deri 20, ndërsa ajo maksimale do të arrijë prej 33 deri 40 gradë Celsius. UV=9.
Në Shkup, moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë, pasdite me vranësira të vogla deri mesatare. Në orët e mbrëmjes nga lugina do të ketë kushte për paraqitje të motit jostabil me të reshura dhe bubullima. Temperatura minimale do të ulet deri 16, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 39 gradë Celsius.