Vetoja bullgare ndaj Maqedonisë së Veriut është marrëzi e VMRO-së, tha Dainov

TË FUNDIT

Profesori bullgar Evgeni Dainov në Click Plus në TV21 veton e Bullgarisë ndaj procesin negociues të Maqedonisë me BE-në e quajti marrëzi të partisë VMRO në Bullgari. Dainov tha se ky veprim u bë për vota dhe pikë politike.

“Të gjitha këto informacione, të gjithë agjentët, dhe vetoja është një marrëzi e pastër bullgare, është marrëzi e VMRO-së. E theksoj që VMRO është parti bullgare edhe pse quhet Organizata e Brendshme Revolucionare Maqedonase, që është budallallëk, është parti bullgare që ka qenë në koalicion me GERB-in në vitin 2019 dhe kur VMRO i pa hulumtimet sociologjike e kuptoi që nuk do të mund të futet në Kuvend, VMRO-ja vendosi të bëjë histeri nacionaliste, për të mbledhur pak vota”, tha Dainov.