Vazhdon përballja me flakët në Manastir! Zjarrfikësit tentojnë shuarjen e zjarrit në fabrikën e bukës

TË FUNDIT

Vazhdon të digjet fabrika në Manastir! Në terren është ekipi me dy automjete të zjarrfikësve dhe 10 zjarrfikës, raporton TV21. Për momentin ende nuk ka informacione për shkaqet e zjarrit. Fabrika e kapluar nga flakës shërben për prodhimin e bukës dhe përpunimin e miellit. Në terren tashmë është edhe kreu i komunës, Toni Konjanovski.