Vazhdon aksioni “fundjavë gjenerale”. Mbi 20 mijë vullnetarë pastrojnë mbeturina në mbi 500 lokacione

TË FUNDIT

Këtë fundjavë vazhdon eko-aksioni “Fundjava gjenerale”, që nisi dje dhe synon të rrisë ndërgjegjësimin për rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit jetësor. Si pjesë e fushatës treditore, mbi 20,000 vullnetarë po pastrojnë në më shumë se 500 lokacione në të gjitha komunat, duke përfshirë mbi 600 organizata, institucione dhe kompani, shoqata ekologjike, qytetare, sportive, organizata pensionistësh, institucione publike, komunitete lokale dhe urbane, kopshte, shkolla, fakultete, vullnetarë dhe parqe kombëtare.

Bëhet fjalë për ngjarje masive ekologjike, jo vetëm për vendin, por edhe për gjithë Ballkanin Perëndimor, e organizuar nga “Man and Mountain” në bashkëpunim me disa kompani në Maqedoni, si dhe Ministrinë e mjedisit jetësor.