Vazhdojnë kërkimet për 22-vjeçarin nga Kumanova! Ahmeti: Kem kontrolluar deri në fshatin Siriçin, s’kemi gjetur asgjë

TË FUNDIT

Dita e katërt nga kërkimi i shoferit 22-vjeçar nga Kumanova i cili ra në ujërat e Lumit Vardar në rrugën nga Zhelina drejt Tetovës, përcjell TV21.Komandanti i Zjarrfikësve të Tetovës, Avni Ahmeti tha se ka mjaftueshëm njerëz të angazhuar në operacionin e kërkimit, ndërkaq theksoi se sot janë kryer kontrolle deri në fshatin Siriçin, por që ende nuk është gjetur asgjë.

“Realisht është…perimetri sot kemi pasur edhe ndihmë nga Ushtria e RMV-së dhe kemi mbërritur diku deri tek fshati Siriçin. Sot është bërë detajisht ky perimetër nga vendi i ngjarjes këtu diku pesë kilometra ndokund, është bërë kërkim detajisht dhe nuk kemi gjetur ende, nuk ka shenja asgjë. Sot jem bashkërisht zjarrfikësit, Drejtoria për Menaxhim me Kriza, Drejtoria për Mbrojtje dhe shpëtim, Ushtria e Maqedonisë, Policia Tetovës, fshatarët dhe komuna e Zhelinës. Janë mjaftueshëm trupa që bëjnë kërkimin, ne do vazhdojmë edhe ditën e nesërme me të njëjtin intensitet, dhe do vazhdojmë deri sa të kemi sukses”, tha Avni Ahmeti, komandanti i Zjarrfikësve të Tetovës.