Array

Val Maloku: Kur e mora çmimin në Munih, në ato momente nuk e dija se çfarë po ndodhte

Must Read

Umit Karan rikthehet në krye të FC Shkupit

Umit Karan rikthehet në krye të skuadrës së Shkupit. Karan sot e ka marrë drejtimin e FC...

BDI në Qeveri nuk e zgjodhi LSDM-ja por qytetarët – tha Muhamed Zekiri në ClickPlus!

I pyetur nëse LSDM-ja duhej të bënte koalicion me BDI-në edhe pse në fushatë zgjedhore kishte një...

Zekiri thumbon zv/Ministrin Ilir Hasanin, shpejtoi me statusin në Facebook, është herët për kafe në Prishtinë derisa numrat janë në rritje!

“Unë gjykoj se ishte i përshpejtuar statusi i zv/ministrit të Shëndetësisë, se së shpejti do të pimë...
- Advertisement -

Jo gjithmonë mosha tregon se sa i pjekur je për të bërë diçka, për të arritur diçka apo për të fituar diçka mjaft të rëndësishme. S’ka rëndësi se në çfarë moshe je, ka rëndësi vetëm rasti të cilin e ke që ta mundëson të arrish diçka. Për një të arrirë të madhe e mjaft të rëndësishme po flasim edhe tani, pra për një të arrirë në fushën e kinematografisë, për një 11 vjeçar që jetëson personazhin e Norit në filmin “Babai”.

Është ky Val Maloku i cili për herë të parë luajti në filmin “Babai”, me regji të Visar Morinës, i cili fitoi dy herë çmimin aktori më i mirë në festivale ndërkombëtare. Përpos që është hera e parë që Vali luan në një film edhe atë film i cili është në konkurrencë për të qenë përfaqësues i Kosovës në Oskar, Vali për herë të parë për KultPlus, rrëfen për sfidat që ka kaluar deri në realizimin e “Babai”-t, i cili deri tani është shfaqur në tre festivale ndërkombëtare, duke filluar me premierën që e kishte në Munchen të Gjermanisë që mori katër çmime, më pas në Karlovy Vary ku u shpërblye me dy çmime të tjera dhe krejt në fund, në Kroaci ku filmi mori çmimin aktori më i mirë, që shkoi për Vali Malokun, transsmeton KultPlus.

- Advertisement -

“Kjo është hera ime e parë që luaj në një film, ndihem mirë”, filloi rrëfimin e tij Vali i cili ishte fjalë pak por që vazhdoi të na tregoj për rolin që ka në filmin “Babai”. “ Unë kam rolin e Norit, një djalë i cili shet cigare në rrugë me babanë e tij, nuk ka qenë shumë e vështirë ta interpretoj këtë rol, më kanë ndihmuar shumë të gjithë”, tha me tej aktori.

Val Maloku në filmin “Babai”, luan përkrah aktorëve të dëshmuar në Kosovë, duke filluar nga Astrit Kabashi, Adriana Matoshi, Enver Petrovci, Aurita Agushi, e shumë të tjerë ku të gjithë Vali i falënderon shumë për përkrahjen që ia kanë dhënë. “Unë i falënderoj shumë për përkrahjen gjatë gjithë filmit. Me të gjithë jam ndjerë mirë, por duhet t’i veçoj Astrit Kabashin dhe Adriana Matoshin, ata kanë qenë shumë të afërt me mua, e po ashtu edhe regjisori ka qenë shumë i kujdesshëm dhe nuk e kam pasur aspak vështirë të bashkëpunoj me të”, theksoi ai.

- Advertisement -

Ndërsa sa i përket çmimit që e fitoi në Munchen të Gjermanisë Val Maloku tha se nuk e ka pritur fare, dhe është shprehur shumë i habitur. “Nuk e kam pritur që do të zgjidhem artisti me i mirë. Në ato momente nuk e dija se çfarë po ndodhte prej emocioneve të shumta që kisha”, pohoi Vali i cili foli edhe për përkrahjen që ka pasur nga familja, ku sipas tij, janë prindërit ata që e kanë sjellë deri këtu.

Pasi që, Val Maloku tanimë vijon mësimet në klasën e shtatë ai për KultPlus tha se edhe pse është fitues i dy çmimeve deri më tani asgjë s’ka ndryshuar, vetëm se shokët e tij e kanë pritur shumë mirë këtë lajm dhe janë gëzuar bashkë me të. E sa i përket planeve për të ardhmen Val Maloku e tha shumë shkurt se do të vazhdoj njëherë shkollimin. “ Nuk e di se çfarë më sjell e ardhmja, është ende herët për të menduar për këtë, fillimisht dua të përfundoj shkollimin”, përfundoj intervistën e tij aktori 11 vjeçar i cili e donë shumë aktorin hollivudian, Johnny Depp.

- Advertisement -

Umit Karan rikthehet në krye të FC Shkupit

Umit Karan rikthehet në krye të skuadrës së Shkupit. Karan sot e ka marrë drejtimin e FC Shkupit, pas largimit të trajnerit...

BDI në Qeveri nuk e zgjodhi LSDM-ja por qytetarët – tha Muhamed Zekiri në ClickPlus!

I pyetur nëse LSDM-ja duhej të bënte koalicion me BDI-në edhe pse në fushatë zgjedhore kishte një retorikë të nxehtë, Muhamed Zekiri...

Zekiri thumbon zv/Ministrin Ilir Hasanin, shpejtoi me statusin në Facebook, është herët për kafe në Prishtinë derisa numrat janë në rritje!

“Unë gjykoj se ishte i përshpejtuar statusi i zv/ministrit të Shëndetësisë, se së shpejti do të pimë kafe në Prishtinë dhe ndodhi...

Rita Ora luan në “Twist”, u publikua traileri i filmit

Sukseset e artistes kosovare me famë ndërkombëtare, Rita Ora nuk po kanë të ndalur. Përveç sukseseve në muzikë dhe bashkëpunimit me brende...

Provokim i radhës i Muhamed Zekirit ndaj BDI-së? Arbër Ademi fajtor për gjendjen në arsim

Nënkryetari i LSDM-së, Muhamed Zekiri sonte në emisionin ClickPlus në TV21 kritikoi ashpër ish-ministrin e Arsimit dhe Shkencës Arbër Ademi nga radhët...
- Advertisement -

More Articles Like This

- Advertisement -