Ulet numri i të infektuarve nga Kovid-19, mjekët amë morën protokoll për mjekim me Ivermektin

TË FUNDIT

Ish-kreu i bankës së Vatikanit, Angelo Caloia dënohet me 9 vjet burg

Ish-kreu i bankës së Vatikanit, Angelo Caloia, është dënuar sot me nëntë vjet burg për pastrim parash dhe përvetësim...

Ish-komandanti i ushtrisë boshnjake dënohet për krime lufte

Gjykata e Sarajevës e ka dënuar me 10 vjet burgim një ish-komandant të ushtrisë boshnjake, pasi erdhi në përfundimin...

Kida rrëmben vëmendje me ndryshimin e ri

Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Kida përveç që njihet për projektet e saj, njihet edhe për eksperimentet që...

Guteresh mirëpriti hyrjen në fuqi të Traktatit për ndalimin e armëve bërthamore

Sekretari i Përgjithshëm i KB Antonio Guteresh mirëpriti hyrjen e sotme në fuqi të Traktatit për Ndalimin e Armëve...

Xhonson: Ka prova se varianti i ri i korona virusit është më vdekjeprurës

Varianti i ri i koronavirusit, i cili u zbulua në Mbretërinë e Bashkuar, mund të jetë më vdekjeprurës, ka...

Ivermektini bëhet i disponueshëm për qytetarët vendas dhe tashmë është në barnatore, megjithëse nuk është në listën pozitive të barnave të mbuluara nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore. Gjithashtu, Kolegjiumi i ekspertëve për Klinikën Universitare për Pulmologji dhe Alergologji dhe kovid-qendrat pranë bllokut të brendshëm, përgatiti mendim për përdorimin e ilaçit Ivermektin te pacientët me Kovid-19. Protokolli u është dërguar dje mjekëve amë përmes Odës së Mjekëve,

Oda e Mjekëve do të organizojë leksion onlajn për mjekët amë në të gjithë vendin për të shpjeguar më tej protokollet, ndërsa javën e ardhshme Oda e Mjekëve do të organizojë një onlajn diskutim me mjekët klinikët për përdorimin e ilaçit.

Sipas të dhënave të raportit javor të Institutit për Shëndet Publik për periudhën prej datës 4 deri më 10 janar, gjithsej 13.022 materiale janë testuar në laboratorit në të cilat zbatohet testimi molekular dhe testimi i antigjenit  për prezencën e SARS-CoV-2, që është një rritje prej 20,8 për qind në krahasim me javën e kaluar.

Në 24 orët e kaluara, nga 2543 teste të bëra, janë regjistruar 477 raste të reja të Kovid-19, 10 persona të vdekur të moshës 47 deri 88 vjeç, të gjithë të vdekur në kushte spitali dhe 331 pacientë të shëruar.

Nga të sapoinfektuarit 221 janë nga Shkupi, 27 nga Kumanova, Dibra-1, Shtipi-13, Prilepi-24, Tetova-12, Struga-3, Velesi-7, Manastiri-15, Ohri-17, Kavadari-20, Gostivari-18, Gjevgjelia-5, Strumica-20, Kriva Pallanka-6, Radovishi-6, Krusheva-5, Koçani-4, Probishtip-3, Makedonski Brod-2, Pehçevë-3,  Berovë-7, Vallandovë-2, Vinicë-4, Dellçevë-8, Kratovë-2, Shëni Nikollë-3, Kërçovë-7, Resnjë-10, Negotinë-2.

Në repartet infektive në vend trajtohen 725 pacientë me Kovid-19, në qendrat kovid në Shkup për 24 orë janë hospitalizuar 23 pacientë, me çka gjithsej mjekohen 315 persona. Në qendrat kovid në vend ka rreth 600 shtretër spitalorë të zbrazët.

Numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve me kovid në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 87590, numri i pacientëve të shëruar 68695, i vdekjeve 2657, kurse numri i rasteve aktive është 16238.

TË NGJAJSHME