Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave, numri i foshnjave të vdekura në vend ka shënuar rënie që nga viti 2014.
Në vitin 2014, numri i foshnjave të vdekura ishte 233, ndërsa në vitin 2016 ka pasur më shumë vdekje të foshnjeve, pra 273.
Numri i foshnjeve të vdekura në vitin 2023 është reduktuar në 30 të vdekur, 17 meshkuj dhe 13 foshnje femra.
Gjithashtu, numri i të porsalindurve në vitin 2023 është ulur me 7.4 për qind, krahasuar me një vit më parë pra 2022.
Siç informon ESHS-ja, gjatë vitit të kaluar 2023 kanë lindur 14 fëmijë nga nëna nën moshën 15 vjeçare. Mosha mesatare e nënës gjatë numrit të përgjithshëm të lindjeve është 29,6 vjeç, ndërsa për nënat për herë të parë 28,1 vjeç.