Turqi: Vriten një polic dhe një civil

Dhuna në Turqi po merr përmasa gjithnjë e më brengosëse, pasi që një polic dhe një civil u vranë në sulmin më të ri në juglindje të vendit, i cili sipas medieve turke është ndërmarrë nga kryengritësit kurdë.
Polici ka qenë i ulur para një dyqani, në fshatin Xhinar, me popullatë shumicë kurde, kur disa persona të armatosur hapën zjarr kundër tij nga automjeti në lëvizje. Me këtë rast është vrarë edhe një civil dhe është plagosur një tjetër.