Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe kandidati aktual për zgjedhjet presidencial të Partisë Republikane, Donald Trump thotë se nuk do të mbronte asnjë vend anëtar të NATO-s nëse nuk i paguante detyrimet ndaj Aleancës. Ai shtoi madje se do të inkurajonte Rusinë të bëjë çfarë të dojë, sepse Shtetet e Bashkuara nuk i mbrojnë “delikuentët”. Trump përmendi si shembull një bisedë nga një takim i NATO-s me liderin e një vendi anëtar të Aleancës.
“Një nga presidentët e një vendi të madh u ngrit dhe pyeti: “Zotëri, nëse nuk paguajmë dhe Rusia na sulmon, a do të na mbroni?”, “Nuk paguani, ju jeni kriminelë?” Jo, nuk do të të mbroja, do t’i inkurajoja të bëjnë çfarë të duan.’ Ju duhet të paguani. Ju duhet të paguani faturat tuaja.”- tha Trump.
Deklarata e Trump tërhoqi kritika të ashpra nga Shtëpia e Bardhë. CNN raporton se zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Andrew Bates, e vlerësoi deklaratën e Trump si të frikshme dhe të papërshtatshme.
“Inkurajimi i regjimeve vrastare për të sulmuar aleatët tanë më të afërt (SHBA) është e tmerrshme dhe e papërshtatshme dhe kërcënon sigurinë kombëtare të SHBA-së, stabilitetin global dhe ekonominë amerikane.”- tha Bates.
Bates theksoi gjithashtu se presidenti aktual i SHBA Joe Biden ka rinovuar aleancat ushtarake amerikane pas marrjes së detyrës në vitin 2021 dhe ka siguruar që Aleanca tani të jetë më e fortë dhe më jetike se kurrë më parë.