Tre të rritur rrahin me mjete prej qelqi katër fëmijë në Shkup!

TË FUNDIT

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar për një rast të dhunës fizike mes të rriturve dhe fëmijëve.

Konkretisht, sot, nëpunësit policorë të SPB Shkup kanë kryer bisedë informative me A.B.(18), A.Ll.(18) dhe S.Ll.(48), të gjithë nga Shkupi ngaqë dyshohet se kanë rrahur katër fëmijë nga Shkupi, duke përdorur mjete prej qelqi.

Në njoftim thuhet se rast ka ndodhur në një objekt hotelerik në rrugën “Rumena Haxhipanzova” në Shkup.

Pas dokumentimit të rastit kundër tyre do të shqiptohet kallëzim penal përkatës, përcjell TV21.

error: Content is protected !!